Politike

FOTO/ I vëllai i shpëtoi për mrekulli vdekjes, deputetja ‘memece’ e LSI “ngrin” në Kuvend, Ralf Gjon

12 Shtator 2019, 11:58 Nga DOSJA
FOTO/ I vëllai i shpëtoi për mrekulli vdekjes, deputetja

TIRANE- Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ambra Borova, është motra e Eldin Dergjinit, 34-vjeçarit nga Shkodra që u përfshi në një ngjarje e cila dyshohet se është një atentat mafioz dje te “Shqiponja”.

Ambra Borova, është kapur nga Paparacët e Dosja.al teksa qëndron e palëvizur në Kuvend. Burimi brenda Kuvendit, i tha Dosja.al, se deputetja nuk ka biseduar për asnjë moment me kolegët e saj.

Ajo ka hyrë në kuvend që prej mëngjesit, dhe ka qendruar e heshtur. Për një çast pranë saj u pa deputeti Ralf Gjoni, dhe më pas sërish Borova u pa e vetme.

Borova hyri në Kuvend pas djegies së mandateve nga opozita, duke përfituar vendin e lënë bosh nga LSI. Borova nuk është ngritur asnjëherë në foltore duke u etiketuar si një nga deputetet “memece” të Kuvendit.

Mbrëmjen e djeshme, një aksident ka ndodhur tek “Shqiponja” ndërkohë që policia nuk ka dhënë ende informacion nëse ka patur një atentat ndaj të riut Eldin Dergjini. Vetë Dergjini ka thënë në polici se është goditur nga një mjet tjetër, dhe ka humbur kontrollin mbi “Benzin” G-Class me vlerë 150 mijë euro. Dergjini pretendon se makinën e ka sjellë nga jashtë vendit para 2 ditësh dhe  nuk e ka pajisur ende me dokumentacion shqiptar.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambra borova atentati i eldin dergjinit eldin dergjini ambra borova atentati i eldin dergjinit eldin dergjini

Sondazh

Poll