Bota

Luftime të ashpra në Soledar/ Zelenskyy: Po u shkaktojmë humbje të rënda rusëve

Nëse forcat ruse arrijnë të vendosin kontrollin e plotë mbi qytetin, sigurisht që do të jetë një fitore simbolike për Kremlinin. Kjo për shkak se trupat e Moskës nuk kanë arritur të marrin një qytet të vetëm të rëndësishëm nga forcat ukrainase që nga vera e vitit 2022.

13 Janar 2023, 09:53 Nga a.l
Luftime të ashpra në Soledar/ Zelenskyy: Po u shkaktojmë humbje
Soledar

RUSI- Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në Soledar, një qytet strategjik në Ukrainën lindore. Më herët Rusia pretendoi se ka në dorë kontrollin e qytetit, por sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është shprehur seforcat ukrainase po mbajnë pozicionet e tyre dhe po u shkaktojnë humbjeve të mëdha forcave ruse, shkruan Reuters. 

"Forcat tona ukrainase po mbajnë pozicionet e tyre dhe po u shkaktojnë humbje të konsiderueshme trupave ruse", ka deklaruar kreui i shtetit në Ukrainë. 

Rëndësia strategjike e Soledar kundërshtohet nga analistët ushtarakë. Por nëse forcat ruse arrijnë të vendosin kontrollin e plotë mbi qytetin, sigurisht që do të jetë një fitore simbolike për Kremlinin. Kjo për shkak se trupat e Moskës nuk kanë arritur të marrin një qytet të vetëm të rëndësishëm nga forcat ukrainase që nga vera e vitit 2022./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll