Bota

STUDIMI: Në vitin 2100 dy të tretat e akullnajave mund të zhduken

Për të parashikuar se çfarë do të ndodhë me 215,000 akullnajat që ka në zona të ndryshme të Tokës shkencëtarët përdorën simulime kompjuterike.

13 Janar 2023, 08:29 Nga a.l
STUDIMI: Në vitin 2100 dy të tretat e akullnajave mund të zhduken
akullnaja

ANTARKTIDË- Sipas një studimi të fundit, akullnajat e botës po zhduken më shpejt nga sa mendonin deri tani shkencëtarët. Shkencëtarët mendojnë madje, se në vitin 2100 mund të zhduken dy të tretat e akullnajave. Për të parashikuar se çfarë do të ndodhë me 215,000 akullnajat që ka në zona të ndryshme të Tokës shkencëtarët përdorën simulime kompjuterike. Si bazë për këto simulimeve u supozuan rritje të ndryshme të temperaturës dhe u përllogarit se sa prej akullnajave do të shkriheshindhe se si shkrirja e tyre do të rriste nivelet e detit.

STUDIMI: Në vitin 2100 dy të tretat e akullnajave mund të zhduken
akullnaja

Në kushtet aktuale mendohet se krahasuar me periudhën para-industriale Toka do të arrijë një rritje temperature prej 2.7 gradësh Celsius, që do të thotë se deri në vitin 2100 rreth 32% e masës së akullnajave në Tokë do të zhduket.

STUDIMI: Në vitin 2100 dy të tretat e akullnajave mund të zhduken
akullnaja

"Pavarësisht se çfarë, ne do të humbasim shumë nga akullnajat," tha për agjencinë e lajmeve AP autori kryesor i studimit David Rounce, studiues i akullnajave dhe profesor inxhinierie në Universitetin Carnegie Mellon. "Por gjithësesi ne kemi mundësinë të punojmë për të kufizuar numrin e akullnajave që mund të humbasim."/ DW

studimi mbi akullnajat

Sondazh

Poll