Bota

Daçiç zbulon çfarë i tha Zyrtarit të Lartë të DASH: Nuk ka njeri në Serbi që do ta pranojë pavarësinë e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashmte është shprehur gjithashtu se Serbia është e gatshme për dialog, por duke bërë të qartë se cilat janë vijat e kuqe.

13 Janar 2023, 09:35 Nga a.l
Daçiç zbulon çfarë i tha Zyrtarit të Lartë
Ivica Daçiç

SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç ka zbardhur bisedimet me zyrtarin e lartë të DASH, Derek Chollet. Ai deklaron se i ka bërë me dije këshilltarit të lartë të DASH se nuk ka njeri në Serbi që do ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe se sipas tij presidenti Aleksandër Vuçiç është garantuesi kryesor i paqes dhe stabilitetin në rajon, Serbi dhe Kosovë, shkruan Tanjug. 

Ministri i Punëve të Jashmte është shprehur gjithashtu se Serbia është e gatshme për dialog, por duke bërë të qartë se cilat janë vijat e kuqe. Ai shpjegoi se nuk ka rinegociim të Unionit të Komunave Serbe, se Serbia nuk dëshiron as drejtpërdrejt e as indirekt të njohë pavarësinë e Kosovës dhe se Serbia nuk do të lejojë pogromin e serbëve në Kosovë dhe se është obligim i KFOR-it për të garantuar sigurinë.

I dërguari i lartë amerikan filloi këtë javë një seri vizitash në disa vende të Ballkanit, të përqëndruara tek përpjekjet ndërkombëtare për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, pas disa javësh tensionesh të rritura./ Dosja.al

ivica dacic

Sondazh

Poll