Bota

Ngjarje horror në SHBA/ Kishin 4 muaj të martuar, 21-vjeçari i pret kokën gruas së tij, gjenden disa pjesë të trupit

Policia ishte njoftuar nga familjarët e 21-vjeçarit pasditen e së mërkurës. 

13 Janar 2023, 09:27 Nga a.l
Ngjarje horror në SHBA/ Kishin 4 muaj të martuar, 21-vjeçari i
Jared Dickus

SHBA- Një ngjarje horror është shënuar sot në SHBA, teksa një 21- vjeçar ka vrarë në mënyrë mizore gruan e tij vetëm 4 muaj pas martesës. I riu i identifikuar me emrin Jared Dickus i ka prerë kokën gruas së tij Angie Diaz dhe trupi i masakruar i të resë është gjetur nga policia në shtëpinë e mbuluar me gjak. 

Ne gjetëm një pjesë të trupit të saj, ishte copëtuar dhe shtëpia ishte e mbuluar me gjak”, tha Sherifi Troy Gudry.

Oficerët më vonë gjetën armën e krimit të fshehur në të njëjtin vend ku autori kishte tentuar të fshihte kokën e Diazit. Mediat e huaja raportojnë se, menjëherë dyshimet e policisë iu drejtuan 21-vjeçarit i cili pas marrjes në pyetje ka rrëfyer se ishte ai që vrau dhe preu kokën bashkëshortes me të cilën ishte martuar më 21 tetor. Policia ishte njoftuar nga familjarët e 21-vjeçarit pasditen e së mërkurës. Sipas vlerësimeve, vrasja ka ndodhur rreth orës 11 të mëngjesit të një dite më parë. Sipas Sherif Gudry, policia ishte informuar për incidente dhune ndaj gruas fatkeqe në të kaluarën "por asgjë në këtë masë"./ Dosja.al

jared dickus

Sondazh

Poll