Politike

Rudina Hajdari falënderon për homazhet për të atin por kapet me median: Më sulmojnë, unë përgatitem fort (VD)

12 Shtator 2019, 11:17 Nga DOSJA
Rudina Hajdari falënderon për homazhet për të atin por kapet

Tiranë– Deputetja Rudina Hajdari ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në Homazhet për Azem Hajdarin, liderin e demokracisë. Por ajo është kapur sot edhe me mediet duke u shprehur se e sulmojnë,

“Falënderoj në mënyrë të veçantë kolegët që morrën pjesën në përkujtimoren për tim atë. Ju falënderoj nga zemra për nderimin që i bëtë sot. Falënderoj të gjithë shqiptarët. Seanca e kaluar u prit me shumë sulme ndaj meje. Sulmet mediatike janë për të tërhequr vëmendjen ndaj këtyre që ne themi këtu. Ne punojnë  dhe përgatitemi për të bërë ballë një opozitë të fortë. Dashuria për këtë vend lidhet fort me kujtimin e tim e ti. Unë kurrë nuk do të zhgënjej popullin shqiptar apo ta përçajë atë.”, u shpreh deputetja Rudina Hajdari.

Në seancën e fundit plenare deputetja Rudina Hajdari u ngatërrua sërish pasi deklaroi   që të përçajmë të gjithë Shqipërinë”.

Në seancën e sotme plenare pati diskutime për Reformën Zgjedhore, ku pati debate mes Myslim Murrizit dhe Taulant Ballës. Nuk mungoi edhe një deklaratë nga Ditmir Bushati, i cili deklaroi se kemi një sistem pa vlera. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm pasi ndodhet në Vjenë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike rudina hajdari seancë plenare 12 shtator 2019 rudina hajdari seancë plenare 12 shtator 2019

Sondazh

Poll