Aktualitet

Shoferët e kamionëve në Portin e Durrësit dalin në protestë, vonesa në ngarkim-shkarkim të kontenjerëve

Deri më tani autoritetet nuk kanë bërë të ditur se kur do të zgjidhet situata e krijuar.

12 Janar 2023, 12:33 Nga a.l
Shoferët e kamionëve në Portin e Durrësit dalin në
Porti i Durrësit

DURRËS-  Shoferët e kamionëve në Portin e Durrësit, kanë dalë sot në protestë. Ata shprehen se ka vonesa në ngarkimin dhe shkarkimin e kontejnerëve, e për pasojë rruga portuale është bllokuar.

Prej disa ditësh ata kanë pritur për ngarkimin dhe shkarkimin e mjeteve nëpër terminale, duke penguar punën e tyre. Shkak sipas shoferëve për këtë situatë është bërë mungesa e mjeteve ngarkuese të cilat kanë sjellë vonesa në vijimësinë e punëve të tyre në rrugën portuale dhe terminalet përkatëse.

Deri më tani autoritetet nuk kanë bërë të ditur se kur do të zgjidhet situata e krijuar.

shoferet e kamioneve ne proteste

Sondazh

Poll