Aktualitet

GJKKO kthen për hetim në SPAK aktet për ish-oficerin Artur Krasniqi

Gjyqtarja Diamela Goxha, vendosi që me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme të vendosjes "shuarjen" e masës së gisurisë "arrest në shtëpi". Vendimi u dha njësoj edhe për Ilirjan Ballën, ish-shef i trafiqeve në Policinë e Shtetit.

12 Janar 2023, 11:54 Nga k.m.
GJKKO kthen për hetim në SPAK aktet për ish-oficerin Artur
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kthyer për hetim në SPAK aktet për ish-oficerin Artur Krasniqi, i cili u arrestua në kuadër të operacionit ‘Shpirti’. Krasniqi bëri një kallëzim ndaj prokurorit të çështjes pasi me dashje, sipas tij, kanë shmangur nga hetim zyrtarë të zgjedhur dhe vendor si dhe drejtues policie. Gjyqtarja Diamela Goxha, vendosi që me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme të vendosjes "shuarjen" e masës së gisurisë "arrest në shtëpi". Vendimi u dha njësoj edhe për Ilirjan Ballën, ish-shef i trafiqeve në Policinë e Shtetit.

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e operacionit “Shpirti”, me 31 të pandehur që akuzohen për trafikim narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Mes tyre janë edhe pesë funksionarë publik, duke filluar nga prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shef i trafikqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqi, Festim Lelaj funksionarë shtetërorë të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre. Mes të dërguarve për gjykim janë edhe dy truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku, njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në 'skemën' e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Duçellari.

artur krasniqi gjkko operacioni shpirti

Sondazh

Poll