Politike

Mbyllja e shkollave, Kushi: S'mund t'i çojmë nxënësit nga qendra në fshat

Kushi tha se objektivi i Ministrisë së Arsimit është që të ndërtojë shkolla me cilësi në qendrat e Njësive Administrative, ku mund të grumbullohen edhe nxënësit nga shkollat vartëse.

12 Janar 2023, 12:40 Nga A.B
Mbyllja e shkollave, Kushi: S'mund t'i çojmë
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u pyet gjatë konferencës për shtyp në lidhje me mbylljen e shkollave në zonat e thella rurale ku nuk ka më nxënës. Kushi tha se objektivi i Ministrisë së Arsimit është që të ndërtojë shkolla me cilësi në qendrat e Njësive Administrative, ku mund të grumbullohen edhe nxënësit nga shkollat vartëse. 

“Nuk kemi ne qëllim të mbyllim shkolla dhe as nuk ndodh kjo, ju doni që nxënësit të mësoni në klasa kolektive?! Nuk është efiçente të ndërtoshë një shkollë të madhe në një zonë të largët ku ka 3 nxënës. Në zonat rurale janë shkollat qëndër që janë në qëndrat e Njësive Administrative dhe janë shkollat vartëse që janë shkollat e majës së malit. Kështu që kjo është zgjidhja që ai fëmija të mos rrijë në majë të malit ku janë tre familje. Atje në majë të malit ka një shkollë që ka tre nxënës dhe që shkon mësues që mëson këta 3 nxënës. Ky nuk është arsimi që ne duam, ne duam shkolla që ofrojnë cilësi dhe programe. Nëse ju mendoni se zgjidhja është të ndërtojmë një shkollë të madhe në një zonë ku ka tre familje nuk funksionon, nuk besojmë se do t’i marrim familjet nga qendra t’i çojmë në fshat”, tha Kushi.

evis kushi

Sondazh

Poll