Politike

'Nëse presim buxhetin e shtetit, do duhet kohë'/ Kushi: Për TIK nuk i kemi të gjitha kapacitetet, do marrim kredi të butë t'i plotësojmë nevojat

Ministrja deklaroi se kredia do të merret për shkak se nëse pritet nga buxheti i shtetit, do të duhet më shumë kohë. 

12 Janar 2023, 11:46 Nga A.B
'Nëse presim buxhetin e shtetit, do duhet kohë'/ Kushi:
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi pranoi para gazetarëve se ende nuk i kanë të gjitha kapacitetet për lëndën e TIK nëpër shkolla. Gjatë konferencës për bilancin e arsimit, ministrja tha se do të marrin një kredi të butë për të siguruar laboratorët smart nëpër shkolla. Ajo theksoi se kredia do të merret për shkak se nëse pritet nga buxheti i shtetit, do të duhet më shumë kohë. 

Pyetje: A mendoni se kanë kapacitet shkollat për të pritur programet? 

Evis Kushi: Çdo shkollë sidomos në zonat rurale ka zona vartëse, për shkak të shpërndarjes kemi dhe ato shkolla vartëse, mund të ketë 2 ose 10 nxënës. Synojmë që ti përqëndrojmë drejt shkollave qendër. Nga 40 mijë në 20 mijë, synojmë që ta ulim dhe më tej, por duke respektuar të drejtën bazë që kanë ata për të pasur arsimim në shkollën më të afërt. Numri i shkollave nuk ka ndryshuar por te shkollat vartëse, i kemi nxjerrë nxënësit në shkollat në qendër. Nuk është e lehtë. Për TIK, nuk i kemi të gjitha kapacitetet. Kemi shkolla ku investimet, ku ka laboratore, po nuk janë të amortizuara. Me Bankën Botërore, do të hapim 200 laboratorë smart. Ne po punojmë për mbi 600 shkolla të tjera për një kredi të butë, në mënyrë që ti plotësojmë sot këto nevoja, se nëse do presim buxhetin e shtetit do na duhet të marrim kohë. E kemi prioritet absolut. 

evis kushi

Sondazh

Poll