Politike

Dështon skema e degëve prioritare? ‘Shfajësohet’ ministrja: Shqiptarët i lënë gjërat për ditën e fundit

Ajo u shpreh se afati i regjistrimit nuk ka përfunduar ende dhe do të pritet deri ditën e fundit për të parë rezultatin.

12 Janar 2023, 12:30 Nga A.B
Dështon skema e degëve prioritare? ‘Shfajësohet’
Evis Kushi

TIRANË- Për ministren e Arsimit Evis Kushi skema e degëve prioritare në arsimin e lartë nuk ka dështuar. Ajo u shpreh se afati i regjistrimit nuk ka përfunduar ende dhe do të pritet deri ditën e fundit për të parë rezultatin. Kushi tha se kjo mund të ketë ardhur për shkak se shqiptarët e kanë zakon që punët e rëndësishme t’i lënë për ditën e fundit.

“Afati i fundit është data 31 Janar. Ne shqiptarët i lëmë ndonjëherë edhe gjërat për në fund. Sot që flasim nuk kemi një bilanc sepse po presim të mbarojë afati dhe atëherë do të kemi rezultatin. VKM u mor në muajin maj ose prill dhe vendimi për të shkuar në universitet nuk merret as në maj dhe as në qershor sepse maturantët e kanë bërë lëndën me zgjedhje. Pritshmëritë tona më të mëdha janë për vitin e ardhshëm.

Këtë vit presim, megjithatë fakti që ne kemi regjistrime te Agjencia për Financime  Arsimit të Lartë tregon që studentët e kanë mirëpritur. Politikat në arsim nuk i japin efektet e menjëhershme. Kërkojnë  më shumë kohë edhe për t’u matur në fund të fundi. Ndonjëherë pasioni prevalon mbi stimulin që mund t’i japim ne një të ri që do të shkojë për mjekësi përveç faktit kur vjen nga një familje me vështirësi ekonomike”, tha ministrja.

evis kushi

Sondazh

Poll