Politike

Celibashi jep garanci: 14 maji nuk rrezikohet nga sulmet kibernetike, votimi elektronik zhvillohet në rrjet të mbyllur

 Celibashi tha se nga nesër, KQZ do të monitorojë partitë për të raportuar para publikut aktivitetet, ndërsa tha se Shqipëria e zhvillon procesin zgjedhor shumë larg "vëzhgimit dashakeqës të hakerave".

12 Janar 2023, 11:12 Nga f.g
Celibashi jep garanci: 14 maji nuk rrezikohet nga sulmet kibernetike, votimi
Ilirjan Celibashi, kryekomisioner

TIRANE- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi dha garanci sot se zgjedhjet lokale të 14 majit nuk rrezikohen nga sulmet kibernetike që në muajt e fundit kanë mundur të depërtojnë në çdo faqe qeveritare ku ofrohen shërbime shtetërore. Në një deklaratë për mediat, në përfundim të mbledhjes që përcaktoi ndarjen e anëtarit të shtatë të KZAZ-ve mes PD e PS, Celibashi tha se nga nesër, KQZ do të monitorojë partitë për të raportuar para publikut aktivitetet, ndërsa tha se Shqipëria e zhvillon procesin zgjedhor shumë larg "vëzhgimit dashakeqës të hakerave".

"Do të sjell në vëmendje që nesër fillon detyrimi për të raportuar çdo aktivitet publik. Ky aktivitet duhet të raportohet 5 ditë para në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe KQZ. Ajo që vlen të theksohet në lidhje me ndalimet ka të bëjë më përmbajtjen dhe vetëpërmbajtjen e institucionarëve për të mos përdorur asetet publike në fushatë. Ligji detyron partitë të respektojnë ligjin. Jemi përpjekur që teknikisht të marrim masat. Në momentin që flasim, raportojmë vetëm te faqja e KQZ. S'kemi asnjë aktivitetet tjetër që mund të jetë në observimin dashakeqës. Përsa i përket votimit elektronik ai nuk zhvillohet në rrjet të hapur dhe nuk ka mundësi që dikush të ndërhyjë në këto sisteme",-tha ai. /Dosja.al

ilirjan celibashi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll