Politike

Votimi elektronik, Celibashi: S'kemi ende përgjigje nga qeveria, qëllimi është të kemi 1 ose 2 bashki të mëdha

Ilirjan Celibashi tha se qëllimi fillestar ishte votimi elektonik në 6 bashki, por plani ndryshoi për shkak se nuk ka mendur shumë kohë për t'u përgatitur.

12 Janar 2023, 11:27 Nga k.m.
Votimi elektronik, Celibashi: S'kemi ende përgjigje nga qeveria,
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se institucioni që ai drejton pret ende përgjigje nga qeveria për buxhetin që i duhet për votimin elektronik. Në fjalën e tij, gjatë një prononcimi për mediat, Celibashi tha se qëllimi fillestar ishte votimi elektonik në 6 bashki, por plani ndryshoi për shkak se nuk ka mendur shumë kohë për t'u përgatitur. Tani objektivat janë më të vogla.  

"Ne kemi bërë kërkesën për financim të projektit elektronik edhe për 6 bashki të tjera. Koha që kemi në dispozicion nuk na favorizon se jemi shumë vonë. Por mund të bëjmë më shumë se Vora. Do të preferonim që të kishim 1-2 bashki të mëdha, një mesatare. Po presim ende një përgjigje nga qeveria,"-shtoi Celibashi.

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll