'Alo, po digjet...'/ Shkrumbohet banesa në Fier, u rrezikuan shtëpitë pranë, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse
Digjet banesa FIER- Mëngjesin e sotëm është shkrumbuar nga flakët një banesë në fshatin Grecalli të Fierit. Is...
Rrapaj u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në hyrje të qytetit të Tepelenës.
TEPELENË- Besmir Rrapaj është vënë në pranga nga policia pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Operacioni policor i koduar "Road Guard 54", vuri në pranga 33-vjeçarin i cili u kap flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 8 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Rrapaj u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në hyrje të qytetit të Tepelenës, në vendin e quajtur “Agjencia", duke transportuar me automjetin tip "Seat", në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë nga vendet MENA, kundrejt shumës 250 euro për person.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohet brenda 24 orëve, operacioni i dytë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Operacioni policor i koduar "Road Guard 54" u zhvillua nga strukturat e DVP Gjirokastër dhe Komisariati i Policisë Tepelenë. U kap në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 8 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 33-vjeçari. Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja", në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Road Guard 54", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- B. Rr., 33 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në hyrje të qytetit të Tepelenës, në vendin e quajtur “Agjencia", duke transportuar me automjetin tip "Seat", në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë nga vendet MENA, kundrejt shumës 250 euro për person.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Digjet banesa FIER- Mëngjesin e sotëm është shkrumbuar nga flakët një banesë në fshatin Grecalli të Fierit. Is...
Policia BRITANI E MADHE- Një shqiptar është ndaluar nga policia britanike në Wiltshire. Policia e Wiltshire ndaloi mjetin tip 'Mercedes...
Ledjan Imeraj ITALI- Varrimi i Ledjan Imerajt do të kremtohet në vendlindjen e tij, Shqipëri. Natën e 31 dhjetorit të vi...
Moti TIRANË- Dita e sotme do ketë mot kryesisht të kthjellët por të ftohtë në të gjithë territorin e vendit. O...
Sëmundjet infektive dhe mangësia në infrastrukturën për tu mbrojtur nga sulmet kibernetike janë dy shqetësimet kryesore t&e...
Artur Rrokaj TIRANË- Familjarët kanë dyshime të forta se i gjithë zinxhiri i policisë, nga Shkodra në Vlorë ka qen&...
Agron Qoku TIRANË- Agron Qoku, asokohe deputet i Dibrës e ka ndjekur këtë ngjarje hap pas hapi. Ai, kishte humbur kushëririn e tij...
Foto Ilustruese TIRANË- Përgjigjet e vagullta të institucioneve i kanë bërë edhe më dyshues familjarët e 32 djemve ...
Foto Ilustruese TIRANË- Familjarët besojnë fort një skenar tjetër që shkon në kufjtë e një trilleri. Ata jan&e...
Foto Ilustruese ITALI- Një 37-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali pasi është kapur me kokain&...