Aktualitet

Vdekja e 17-vjeçarit shqiptar në Itali, trupi i Ledjanit do të varroset në Shqipëri

Leja ka ardhur nga prokuroria e Udines. Trupi i Ledjan Imerajt do të kthehet në vendlindje

12 Janar 2023, 07:57 Nga A.B
Vdekja e 17-vjeçarit shqiptar në Itali, trupi i Ledjanit do të
Ledjan Imeraj

ITALI- Varrimi i Ledjan Imerajt do të kremtohet në vendlindjen e tij, Shqipëri. Natën e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, i riu 17-vjeçar humbi jetën si pasojë e zjarrit që ra në strukturën e të miturve të huaj të pashoqëruar që ndodhej në Santa Caterina di Pasian di Prato. 

Prokuroria e Udines ka dhënë lejen për varrimin dhe largimin e trupit të djalit. Autopsia e trupit të 17-vjeçarit është kryer javën e kaluar.

Autoritet italiane do ta hetojnë si vrasje nga pakujdesia, vdekjen e 17 vjeçarit shqiptar, Ledjan Imeraj. I mituri shqiptar ndërroi jetë në 31 dhjetor të vitit 2022 pas zjarrit që përfshiu qendrën komunitare ku ky i fundit po qëndronte. Imeraj humbi jetën nga zjarri ndërsa shoku i tij i dhomës, një 16 vjeçar ganez pësoi djegie të rënda. Në ambientet e qendrës komunitare për të miturit, i riu shqiptar po qëndronte prej muajit shtator të këtij viti.

Gjatë ndërhyrjes ekipet e shpëtimit arritën të shpëtonin e të nxirrnin 11 persona, 2 prej të cilëve mbetën të lënduar, por për 17-vjeçarin shqiptar ishte shumë vonë, ndërsa trupi i pa jetë i tij u gjet në dhomën e gjumit.

Burimi: Udinetoday.it

ledjan imeraj

Sondazh

Poll