Elon Musk thyen rekordin, i pari njeri me humbjen më të madhe të pasurisë personale në histori
Elon Musk SHBA- Elon Musk ka thyer rekordin botëror për humbjen më të madhe të pasurisë personale në histori. Nga në...
Kjo pritet të shkaktojë përplasjeje mes Presidentit demokrat Joe Biden dhe Dhomës së Përfaqësuesve, të drejtuar nga republikanët
SHBA- Brenda këtij muaji qeveria federale pritet të arrijë kuotën maksimale prej 31,4 trilionë dollarë të borxhit që i lejohet të marrë. Që të arrijë të funksionojë, qeveria ka nevojë që Kongresi të miratojë një ligj për ngritjen e tavanit të borxhit.
Kjo pritet të shkaktojë përplasjeje mes Presidentit demokrat Joe Biden dhe Dhomës së Përfaqësuesve, të drejtuar nga republikanët. Ngritja e tavanit të borxhit do të jetë prova e parë e funksionimit të qeverisjes tashmë të ndarë në Uashington.
Kufiri maksimal i borxhit pritet të arrihet në javët në vazhdim. Pa miratimin e ligjit nga Kongresi Departamenti i Thesarit mund të verë në zbatim përkohësisht disa masa të jashtëzakonshme që qeveria të respektojë detyrimet e saj financiare. Por kur këto masa të skadojnë qeveria mund të përballet për herë të parë në histori me pamundësinë për të paguar detyrimet e saj financiare.
Përballja e pritshme mbi kufirin e borxhit do të përbënte sfidën e parë për zotin Biden dhe demokratët, të cilët para zgjedhjeve të nëntorit gëzonin kontrollin e plotë të pushtetit në Uashington. Po kështu kjo çështje do të shërbente si një tregues edhe për sfidat e tjera që i presin demokratët, për të arritur qoftë dhe ambiciet e tyre më modeste legjislative në një Kongres tashmë të ndarë.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se nuk do të lejojë që borxhi të kthehet në peng të ligjvënësve republikanë. Por lëshimet që bëri kryetari i ri i Dhomës së Përfaqësuesve për të siguruar këtë post, vënë në pikëpyetje aftësinë e tij për të arritur një marrëveshje, në rast se dy palët nuk do bien dakord.
Zoti McCarthy arriti të siguronte këtë detyrë pas 15 raundesh votimi e falë lëshimesh të mëdha që u bëri ligjvënësve republikanë të linjës së ashpër. Këta të fundit kanë deklaruar se do të bien dakord të rrisin tavanin e boxhit publik, vetëm nëse do të ketë shkurtim të shpenzimeve qeveritare, por pa përcaktuar se për sa bëhet fjalë.
Pjesë e lëshimeve që iu desh të bënte zoti McCarthy ishte edhe një rregull i ri, që i mundëson qoftë edhe një ligjvënës të vetëm të nisë procedurat për shkarkimin e tij nga detyra, çka mund ta komplikonte edhe më tej situatën.
Zoti McCarthy tha se kishte biseduar me presidentin Biden për tavanin e ri të borxhur dhe se i kishte thënë atij se “nuk duhet arritur deri në atë pikë”, duke nënkuptuar mbylljen e qeverisë.
“Është momenti për të ndryshuar sjellje”, tha zoti McCarthy të martën në televizionin Fox News.
Megjithatë kryetari i ri i Dhomës së Përfaqësuesve foli shumë shkurt mbi mundësinë që republikanët të refuzojnë miratimin e ligjit vjetor të nevojshëm për financimin e qeverisë, sikurse ndodhi një dekadë më parë.
Rreziqet janë të paparashikueshme. Mospagimi i borxheve mund ta çojë vendin në një ulje të thellë ekonomike, teksa Shtetet e Bashkuara dhe mbarë bota përballen me nivel të lartë të inflacionit për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
"Kongresi do të duhet të rrisë kufirin e borxhit pa kushte, është kaq e thjeshtë", tha së fundmi sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre. “Përpjekjet për të ushtruar trysni nuk do të funksionojnë. Nuk do të ketë pengmarrje”, shtoi ajo.
Ligjvënësi republikan i Teksasit Chip Roy, një mbështetës i zotit McCarthy dhe kritik ndaj shpenzimeve qeveritare nuk përjashtoi mundësinë e një kërkesë për shkarkimin e zotit McCarthy nëse ai dështonte të mbante premtimin për të kërkuar shkurtim të shpenzimeve dhe uljen e tavanit të borxhit.
“Do të përdorim mjetet që na ofron Dhoma e Përfaqësuesve për të forcuar termat e marrëveshjes që u bë”, tha zoti Roy për CNN të dielën.
Ligjvënësi Bob Good tha në Fox News të hënën se kufiri i borxhit do të jetë testi i vertetë për republikanët. Çdo përpjekje për të bërë kompromis me republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve mund ta detyrojë Presidentin Biden të rishikojë përparësitë e tij, që nga fondi i të ardhurave të brendshme deri tek paketat në mbështetje të fëmijëve apo të varfërve.
Marrë nga VOA
Elon Musk SHBA- Elon Musk ka thyer rekordin botëror për humbjen më të madhe të pasurisë personale në histori. Nga në...
Dan Jewett dhe Mackenzie Scott SHBA- As burri i saj i dytë nuk ishte i duhuri. MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të miliarder...
Andrew Bridgen ANGLI- Andrew Bridgen është pezulluar si deputet konservator për përhapjen e dezinformatave në lidhje me vaksinimin...
Ivica Daçiç SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë sot se lidershi...
Sulltan Al Jaber ARABI- Emiratet e Bashkuara Arabe do të nisin presidencën e tyre të bisedimeve globale për klimën të enjten,...
Hossein Salami IRAN- Udhëheqësi i Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) ka kërcënuar Francën dhe redakt...
Ekrem Imamoglu TURQI- Autoritetet turke kanë paditur kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu, një rival i mundshëm i presidentit Rexhep T...
Derek Chollet dhe Vjosa Osmani KOSOVË- Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, deklaroi se “Kosov...
Vladimir Putin RUSI- Politikani rus i opozitës Ilya Ponomarev parashikoi rënien e regjimit të diktatorit të Kremlinit Vladimir Putin pa...
Valery Gerasimov RUSI- Rusia ka zëvendësuar prap komandantin e forcave të saj në Ukrainë, duke emëruar në këtë...