Aktualitet

U kap me 1 mln euro kokainë në shtëpi, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali

37-vjeçari shqiptar, nuk rezulton me precendentë të mëparshëm penal, por emri i tij nuk bëhet ende me dije.

11 Janar 2023, 23:29 Nga F.M
U kap me 1 mln euro kokainë në shtëpi, arrestohet
Foto Ilustruese

ITALI- Një 37-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali pasi është kapur me kokainë me vlerë 1 milionë euro. Mediuat italiane shkruajnë se shqiptarit iu gjetën gjetën në banesë, në Viale Ippolito Nievo, rreth 6.5kg kokainë, e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 1 milion eurove. 

37-vjeçari shqiptar, nuk rezulton me precendentë të mëparshëm penal, por emri i tij nuk bëhet ende me dije.

Droga ishte e paketuar dhe e ndarë, bërë gati për shitje në rrugë. Gjithashtu, autoritetet italiane bënë me dije se kanë sekuestruar dhe material të përshtatshme për paketimin, peshimin dhe prerjen e lëndës narkotike. 

itali shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll