Aktualitet

Grabitjet në banesat e ministrave, Artan Hoxha flet për dyshimet: Ore mos i informojnë këta të Operacionales?

Sipas Hoxhës, në momentin që u shkonin në shtëpi paratë e tenderave, futeshin grabitësit.

11 Janar 2023, 22:56 Nga F.M
Grabitjet në banesat e ministrave, Artan Hoxha flet për dyshimet: Ore
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me grabitjet e shtëpive të ministrave ndër vite. I ftuar në ‘Opinion”, Hoxha tha se në atë kohë, rreth vitit 2013, grabitjet po ndodhnin njëra pas tjetrës, por nuk po raportoheshin. Hoxha tha se nisën dyshimet se mos ndoshta ishin vetë oficerët që informonin grupin e hajdutëve.

“U grabitën dhe u grabitën shumë atëherë. Dhe u harrua. Por në fakt në atë kohë nisën dyshime për mënyrën se si po veprohej. Në momentin që u shkonin në shtëpi paratë e tenderave, futeshin grabitësit. Ishin njëri pas tjetrit, sa nisën dyshimet duke thënë, ose mos janë këta të Operacionales që spiunojnë dhe japin informacione. Shifrat ishin nga 500 mijë euro deri në 1 milionë e 300 mijë euro,”- tha Hoxha ndër të tjera.

artan hoxha

Sondazh

Poll