11 Janar 2023, 22:33
Nga F.M
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka shpjeguar skemën se si është zbuluar abuzimi me 1.2 milionë euro nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, drejtorit Fatmir Hoxha dhe përmbaruesit Alban Ruli. I ftuar nw "Opinion", Hoxha shpjegoi se kjo skemë është zbuluar në mënyrë rastësore, pas një denoncimi të çuar në prokurori nga një bankë e nivelit të dytë në vend. Hoxha tha se Ilir Thano, përfituesi i pronës kishte kërkuar vetëm 300 mijë euro, ndërkohë që i janë dhënë 1.2 milionë euro.
“Ministria e Financave ka disbursuar në bankë këstin e parë, 480 mijë euro. Thano nuk mund të shkonte në bankë sepse ishte kreditor dhe kishte 20 mijë euro pa paguar. Dhe shkon tek banka dhe çon të motrën. E motra hyn në sportel dhe tërheq 260 mijë euro. Ky priste atje, sepse kanë qenë kamerat që e kanë filmuar. Banka në atë kohë shikon që në llogarinë e përmbbaruesit ishin 220 milionë lekë. Banka e shikon dhe i thotë që ti nuk mund të çosh lekë tek llogaria e të afërmit të Thanos, sepse ai është debitor tek unë dhe më parë duhet të më paguash mua. Banka e ka çuar çështjen në prokurori dhe nis hetimi mbi kallëzimin e bankës. Dhe nga hetimi se nga vijnë këto para është parë gjithë kjo praktikë korruptive”, u shpreh Hoxha.
Sot janë vënë në pranga Sekretari i Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori i Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxha.
Për çfarë akuzohen?
Bëhet fjalë për një magazinë që sipas Prokurorisë i është shitur Thanës për 1 milionë lekë nga nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill të vitit 1992, së bashku me një truall. Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompesimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve, një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë, të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve.
Kështu, Thana mori paratë në vitin 2015, por në 2022, totalisht jashtë ligjit, u krye rivlerësimi dhe me firmën e Gjokutajt, në shtator të vitit 2022, Thanës dhe motrës së tij iu kaluan 480 milionë lekë të tjera, duke i sjellë shtetit akoma më shumë dëme. Më datë 21 dhjetor 2022, Prokuroria njoftoi se kishte arrestuar Thanën e kishte vënë në sekuestro 22 milionë lekë, por dëmi i shkaktuar ndaj shtetit, kapte vlerën e 1 milion e 200 mijë eurove, duke përllogaritur kalimet e herëpashershme.
mashtrimi ne ministrine e financave artan hoxha arlind gjokutaj
Aktualitet
11 Janar 2023, 22:16
F.M
Ish-deputeti Agron Qoku
TIRANË- Ish-deputeti Agron Qoku thotë se ADN-ja e 4 të mbyturve që u gjetën pak kohë pas ngjarjes n&e...
Aktualitet
11 Janar 2023, 22:12
F.M
Enver Sheshi
TIRANË- Hetimet në lidhje me vdekjen në qeli të Enver Sheshit, në ngjarjen e rëndë të ndodhur ditë...
Aktualitet
11 Janar 2023, 22:09
Viktimat
TIRANË- Më 9 janar 2004, një gomone plot me klandestinë që po mbyteshin i kërkojnë ndihmë drejtpërdre...
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:59
F.M
Shahije Beca
TIRANË- Shahije Beca, nga Maqellara e ruan me fanatizëm që nga viti 1996 kostumin e djalit të saj. Kohë kur djali i s...
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:40
Tatimet
TIRANË- Emisioni Stop në Tv Klan vijon historinë e ngacmimit seksual të një nëpunëseje në Drejtorinë e...
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:33
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Tre persona, një 54-vjeçar, një 21-vjeçar dhe një 51-vjeçar, të gjithë me kombësi...
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:36
Mexhit Allushi dhe punonjësja
TIRANË- Emisioni Stop në Tv Klan denoncon sonte rastin e përndjekjes dhe ngacmimit seksual të nj&eum...
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:10
F.M
Klodian Tomorri
TIRANË- Për gazetarin Klodian Tomorri përbën habi fakti që zyrtarët e Ministrisë së Financave akuz...
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:05
F.M
Postimi i ambasadës britanike
TIRANË- Ambasada e Britanisë së Madhe ka dalë me një mesazh për shqiptarët, të c...
Aktualitet
11 Janar 2023, 20:57
Kronika e Fiks Fare
TIRANË- Enver Bregasi, i shoqëruar dhe arrestuar njëherë për mashtrim në vitin 2020, ku në emër...