11 Janar 2023, 22:09
Nga DOSJA
Viktimat
TIRANË- Më 9 janar 2004, një gomone plot me klandestinë që po mbyteshin i kërkojnë ndihmë drejtpërdrejt televizionit “Top Channel”. Ndihma mbërrin me vonesë. 21 persona u gjetën të vdekur nga I ftohti. Shtatë të tjerë u zhdukën për të mos u gjetur kurrë. Me 39 persona ndodheshin në bord, në një gomone e cila e kishte kapacitetin vetëm për 6 persona. Mjeti lundrues mendohet të jetë nisur rreth orën 19:00 në vendin e quajtur Përroi i Palasës dhe ka mundur të udhëtojë vetëm 30 minuta në kushte të vështia atmosferike.
Më pas u janë fikur motorët dhe kanë mbetur mes dallgëve deri në 6 metra të larta në një largësi prej 4 miljesh nga Karaburuni. Pavarësisht se ngjarja u bë publike menjëherë dhe autoritetet u vunë në alarm duke nisur operacionin e kërkim shpëtimit, gomonia u arrit të gjendej vetëm ditën e nesërme, në orën 09:30 të paradites. Në bordin e saj ndodheshin 11 të mbijetuar, mes të cilëve dy skafistë dhe 20 trupa të pajetë. 8 të tjerë rezultuan të zhdukur. Trupat e tyre nuk janë gjetur ende sot e kësaj dite.
Nikollë Mhilli, kryetar i shoqatës së viktimave të 9 janarit, humbi djalin në këtë udhëtim vdekjeprurës. Ai thotë se vendosi ta hipte të birin në atë gomone, për të cilin pagoi 1500 euro, pasi kishin marrë garanci se udhëtimi do të bëhej me dijeninë e policisë.
“Më thotë sekseri si nisim se ne e kemi këtë punë të sigurt, e kemi me shtetin të mos u shkeli kama në ujë. Do i nisim me Guardia di Finanza”
“Do ti çojmë të sigurt. Atë ditë e deri më sot unë nuk i kam gjet shenjë e as nishan.” u shpreh Ndoc Bjeshka, familjar.
Telefonata e fundit me të birin është një ndër pengjet më të mëdha të Nikollës.
“Në orën 6, në aksham tu u err nata më ka marrë ai djalë në telefon. Më shkoi mendja me I thanë a mund t’kthehesh prapa? Por mendova mos ta ma vrasin krejt dhe nuk i thashë me u kthye mbrapa…i thashë djalë pac ndimën e zotit edhe pas një orë e gjysëm e kam pa në televizor.” u shpreh Nikollë Mhilli, familjar.
Për të mos rënë në sy të policisë, skafistët kanë hequr çdo shenjë dalluese të gomones, siç janë shiritat fosforeshentë, veprim që ka rezultuar fatal. Kjo pasi dëshmitarët kanë parë anijet dhe helikopterin tu afrohen, por nuk kanë mundur ti sinjalizojnë.
Marrë nga TOPCHANNEL
tragjedia e maqellares
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:59
F.M
Shahije Beca
TIRANË- Shahije Beca, nga Maqellara e ruan me fanatizëm që nga viti 1996 kostumin e djalit të saj. Kohë kur djali i s...
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:40
Tatimet
TIRANË- Emisioni Stop në Tv Klan vijon historinë e ngacmimit seksual të një nëpunëseje në Drejtorinë e...
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:33
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Tre persona, një 54-vjeçar, një 21-vjeçar dhe një 51-vjeçar, të gjithë me kombësi...
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:36
Mexhit Allushi dhe punonjësja
TIRANË- Emisioni Stop në Tv Klan denoncon sonte rastin e përndjekjes dhe ngacmimit seksual të nj&eum...
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:10
F.M
Klodian Tomorri
TIRANË- Për gazetarin Klodian Tomorri përbën habi fakti që zyrtarët e Ministrisë së Financave akuz...
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:05
F.M
Postimi i ambasadës britanike
TIRANË- Ambasada e Britanisë së Madhe ka dalë me një mesazh për shqiptarët, të c...
Aktualitet
11 Janar 2023, 20:57
Kronika e Fiks Fare
TIRANË- Enver Bregasi, i shoqëruar dhe arrestuar njëherë për mashtrim në vitin 2020, ku në emër...
Aktualitet
11 Janar 2023, 20:54
Vendi ku u vra Saimir Jaku
NË SHËNJESTËR/ Pjesa e Parë
Gjashtë vite të gjata pritje. Të gjata, po aq sa edhe vetë ...
Aktualitet
11 Janar 2023, 20:51
Saimir Jaku
NË SHËNJESTËR/ Pjesa e Dytë
Por kush ishte i interesuar të vriste Saimir Jakun? Dhe a kishte lidhje ekzekutimi i tij ...
Aktualitet
11 Janar 2023, 20:49
F.M
Saimir Jaku
TIRANË- Disa mesazhe të dërguara në telefonin e Florind Jakut, vëllait binjak të Saimir Jakut, ish-drejtorit t&eu...