11 Janar 2023, 21:59
Nga F.M
Shahije Beca
TIRANË- Shahije Beca, nga Maqellara e ruan me fanatizëm që nga viti 1996 kostumin e djalit të saj. Kohë kur djali i saj Fatosi, vetëm 25 vjeç, hipi në skaf për të shkuar drejt Italisë, por nuk mbërriti kurrë.
“Dy furgona me djem, 32 djem janë nisur për Vlorë për bukën e gojës dhe djali im bashkë me to. Ishin pa dokumente, telefon jo, ata kishin me vete vetëm rrobat e leckosura, kishte shumë pak plaçka të vjetra me vete”, u shpreh Shahije Beça, për Inside Story në Top Channel.
Në atë mjet lundrues ishin 29 dibranë dhe 3 skafistë, për të cilët nuk dihet asgjë prej 9 marsit 1996. Familjarët nuk kanë asnjë lajm prej tyre, asnjë shenjë nëse fati i tyre përfundoi në ujërat e Otrantos apo jo. Shahije Beça, 82 vjeçe nga fshati Vojnikë, pret një përgjigje prej 27 vitesh për djalin e saj dhe feston në heshtje ditëlindjet e të birit të zhdukur duke refuzuar të mendojë çdo skenar tragjik.
“Ia festoj ndonjëherë, ia festoj jerm”, u shpreh Shahije Beça.
Gjurim Maksuti nga fshati Vojnikë në Maqellarë, kishte në të njëjtin skaf dy djemtë 18-vjeçarë të së motrës. Nëna e tyre, ndërroi jetë pa mësuar kurrë të vërtetën për djemtë.
“Ndodhen sot e 26 vjet pa marrë asnjë lajm. Bashkë me to janë 32 dibranë, dhe në atë kohë dhe ato u nisën nga Vlora me skaf, kanë hip në të dhe që atë ditë ne nuk kemi pas më lajm prej tyre”, u shpreh Gjurim Maksuti.
Si ndodhi Tragjedia e Maqellarës?
Të rinjtë e moshës 18 deri në 35 vjeç, u panë për herë të fundit nga familjarët tek furgonat që i transportuan drejt Vlorës mëngjesin e 9 Marsit 1996. Sipas raportimeve, ata hipën atë mbrëmje në skaf dhe prej atëherë nuk dihet asgjë në lidhje me fatin e tyre. Ajo që dihet është fakti se skafi ishte blerë i ri dhe kishte mbërritur në Vlorë po atë ditë nga Italia. Mjetin e ka marrë përsipër ta drejtojë Qemal Veizi, vëllai i pronarit të skafit.
Në mëngjes, kur skafi nuk u kthye, vëllezërit e skafistit filluan të shqetësohen. Menjëherë kontaktuan me njerëzit e tyre në Itali, të cilët u thanë se nuk kishte mbërritur asnjë skaf. Kontaktuan me Guadia di Finanza nëse përgjatë asaj nate kishin kapur ndonjë skaf, por sërish morën përgjigje negative. Atëherë ato dolën vetë në kërkim, me një peshkarexhë që kishin në pronësi, por nuk mundën të gjenin asnjë shenjë. E vetmja shtëpi që ka hapur dyert e mortit dhe ka një varr ku e qan të birin është familja e Sulejman Qokut, nga fshati Kllopçisht i Maqellarës. Trupi i tij u gjet në Itali, dy ditë më pas, dhe dyshohet se ishte në skaf me dibranët e tjerë.
shahije beca gjurim maksuti tragjedia e maqellares
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:40
Tatimet
TIRANË- Emisioni Stop në Tv Klan vijon historinë e ngacmimit seksual të një nëpunëseje në Drejtorinë e...
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:33
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Tre persona, një 54-vjeçar, një 21-vjeçar dhe një 51-vjeçar, të gjithë me kombësi...
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:36
Mexhit Allushi dhe punonjësja
TIRANË- Emisioni Stop në Tv Klan denoncon sonte rastin e përndjekjes dhe ngacmimit seksual të nj&eum...
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:10
F.M
Klodian Tomorri
TIRANË- Për gazetarin Klodian Tomorri përbën habi fakti që zyrtarët e Ministrisë së Financave akuz...
Aktualitet
11 Janar 2023, 21:05
F.M
Postimi i ambasadës britanike
TIRANË- Ambasada e Britanisë së Madhe ka dalë me një mesazh për shqiptarët, të c...
Aktualitet
11 Janar 2023, 20:57
Kronika e Fiks Fare
TIRANË- Enver Bregasi, i shoqëruar dhe arrestuar njëherë për mashtrim në vitin 2020, ku në emër...
Aktualitet
11 Janar 2023, 20:54
Vendi ku u vra Saimir Jaku
NË SHËNJESTËR/ Pjesa e Parë
Gjashtë vite të gjata pritje. Të gjata, po aq sa edhe vetë ...
Aktualitet
11 Janar 2023, 20:51
Saimir Jaku
NË SHËNJESTËR/ Pjesa e Dytë
Por kush ishte i interesuar të vriste Saimir Jakun? Dhe a kishte lidhje ekzekutimi i tij ...
Aktualitet
11 Janar 2023, 20:49
F.M
Saimir Jaku
TIRANË- Disa mesazhe të dërguara në telefonin e Florind Jakut, vëllait binjak të Saimir Jakut, ish-drejtorit t&eu...
Aktualitet
11 Janar 2023, 20:37
Arlind Gjokutaj
TIRANË- Në Tiranë, prokuroria kërkoi sot masën "arrest me burg" , si të dyshuar për shpërdorim t&eu...