11 Janar 2023, 17:11
Nga F.M
Alban Ruli
TIRANË- Personi që po shikoni është Alban Ruli, përmbaruesi që u vu në pranga sot, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj dhe drejtorin Fatmir Hoxha. Të tre akuzohen se i kanë shkaktuar një dëm prej 1.2 milionë eurosh shtetit, duke dëmshpërblyer një qytetar, disa herë për të njëjtën godinë e truall. Bëhet fjalë për Ilir Thanën, cili u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar për të njëjtin mashtrim, por hetimet për zyrtarët vijuan.
Cila është historia e mashtrimit?
Një magazinë, sipas Prokurorisë i është shitur Thanës për 1 milionë lekë nga nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill të vitit 1992, së bashku me një truall. Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompesimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve, një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë, të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve.
Kështu, Thana mori paratë në vitin 2015, por në 2022, totalisht jashtë ligjit, u krye rivlerësimi dhe me firmën e Gjokutajt, në shtator të vitit 2022, Thanës dhe motrës së tij iu kaluan 480 milionë lekë të tjera, duke i sjellë shtetit akoma më shumë dëme.
Më datë 21 dhjetor 2022, Prokuroria njoftoi se kishte arrestuar Thanën e kishte vënë në sekuestro 22 milionë lekë, por dëmi i shkaktuar ndaj shtetit, kapte vlerën e 1 milion e 200 mijë eurove, duke përllogaritur kalimet e herëpashershme.
alban ruli arlind gjokutaj mashtrimi ne ministrine e financave fatmir hoxha
Aktualitet
11 Janar 2023, 17:00
k.m.
Droga dhe mjeti
KROACI- Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme në pikën kufitare të Karasovići, Kroaci pasi po transpor...
Aktualitet
11 Janar 2023, 17:02
F.M
Ministria e Financave
TIRANË- Alban Ruli dhe Fatmir Hoxha, janë drejtorët që u vunë në pranga bashkë me Sekretarin e P&e...
Aktualitet
11 Janar 2023, 16:37
VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN E NJË ANËTARI TË KËSHILLIT DREJTUES TË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADAS...
Aktualitet
11 Janar 2023, 16:28
F.M
Arlind Gjokutaj
TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me dy drejtorë t&e...
Aktualitet
11 Janar 2023, 16:27
F.M
Edmond Papa dhe Aleksandër Sadikaj
TIRANË- Fatmir Sadikaj, ka treguar se djali i tij Aleksandër Sadikaj, i vrarë me tritol në qers...
Aktualitet
11 Janar 2023, 16:14
F.M
Joy Aoko
TIRANË- Gjendja shëndetësore e vajzës keniane, Joy Aoko e cila ra pre e dhunës barbare dhe përfundoi në koma, ...
Aktualitet
11 Janar 2023, 16:05
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë për armëmbajtje pa l...
Aktualitet
11 Janar 2023, 16:04
F.M
Alda Klosi
TIRANË- Leonard Çiko, vëllai i Alda (Çiko) Klosit, ish-zyrtares së lartë që iu vodh shtëpia pak dit&...
Aktualitet
11 Janar 2023, 15:54
F.M
Alda Klosi
TIRANË- Ish-zyrtarja e lartë e qeverisë Alda Klosi nuk zotëron vetëm koleksionin e florinjve që i vodhi pastruesj...
Aktualitet
11 Janar 2023, 15:26
I.A
Foto Ilustruese
KURBIN- 5 persona janë arrestuar ditën e sotme në Kurbin për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në...