Aktualitet

Shqiptarët po synojnë tregjet evropiane, rruga e re I BIE nga KROACIA/ 2 shqiptarë kapen në kufi me 11 kg heroinë, i zbulon qeni i Policisë

Ishte qeni i drogës Hunt, i cili ka reaguar pozitivisht për praninë e drogës në pjesën qendrore të automjetit. Gjatë kontrollit u zbulua se droga ishte e gjetur në hapësirën e modifikuar nën ndërruesin e marsheve dhe mbështetësen e krahut.

11 Janar 2023, 17:00 Nga k.m.
Shqiptarët po synojnë tregjet evropiane, rruga e re I BIE nga KROACIA/
Droga dhe mjeti

KROACI- Dy shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme në pikën kufitare të Karasovići, Kroaci pasi po transportonin 11 kg heroinë. Sipas mediave kroate, dje më datë 10 janar rreth orës 11:30 është afruar në kufi një mjet me marka kombëtare shqiptare, i drejtuar nga një 30-vjeçar, ndërsa pasagjeri ishte një 44-vjeçar, të dy shtetas të Shqipërisë. Por emri i asnjë prej tyre nuk është bërë me dije nga mediat. 

Ishte qeni i drogës Hunt, i cili ka reaguar pozitivisht për praninë e drogës në pjesën qendrore të automjetit. Gjatë kontrollit u zbulua se droga ishte e gjetur në hapësirën e modifikuar nën ndërruesin e marsheve dhe mbështetësen e krahut. Menjëherë shoferi dhe pasagjeri u arrestuan dhe ndaj tyre ka nisur një hetim penal.

Edhe më 14 dhjetor të vitit të kaluar, efektivët e policisë me bashkëpunimin e doganierëve gjetën 5.4 kg heroinë dhe 5.6 kg kokainë në një autobus me marka kombëtare shqiptare, destinacioni i të cilit ishte edhe tregu i Evropës Perëndimore.

kroaci

Sondazh

Poll