11 Janar 2023, 16:28
Nga F.M
Arlind Gjokutaj
TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me dy drejtorë të këtij institucioni janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë ndihmuar personin e identifikuar si Ilir Thana që të merrte kompensimin për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër.
Bëhet fjalë për një magazinë që sipas Prokurorisë i është shitur Thanës për 1 milionë lekë nga nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill të vitit 1992, së bashku me një truall. Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompesimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve, një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë, të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve.
Kështu, Thana mori paratë në vitin 2015, por në 2022, totalisht jashtë ligjit, u krye rivlerësimi dhe me firmën e Gjokutajt, në shtator të vitit 2022, Thanës dhe motrës së tij iu kaluan 480 milionë lekë të tjera, duke i sjellë shtetit akoma më shumë dëme.
Më datë 21 dhjetor 2022, Prokuroria njoftoi se kishte arrestuar Thanën e kishte vënë në sekuestro 22 milionë lekë, por dëmi i shkaktuar ndaj shtetit, kapte vlerën e 1 milion e 200 mijë eurove, duke përllogaritur kalimet e herëpashershme. Thana është ndihmuar për mashtrimin nga Gjokutaj dhe dy drejtorë të tjerë, të cilëve ende nuk u janë zbardhur emrat, ndërsa bëhet me dije se nga ana e prokurorisë janë vënë nën hetim edhe përmbarues. Të tre zyrtarët akuzohen për 'shpërdorim detyre'.
Arlind Gjokutaj u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në tetor 2021.
ilir thana arlind gjokutaj mashtrimi ne ministrine e financave
Aktualitet
11 Janar 2023, 16:27
F.M
Edmond Papa dhe Aleksandër Sadikaj
TIRANË- Fatmir Sadikaj, ka treguar se djali i tij Aleksandër Sadikaj, i vrarë me tritol në qers...
Aktualitet
11 Janar 2023, 16:14
F.M
Joy Aoko
TIRANË- Gjendja shëndetësore e vajzës keniane, Joy Aoko e cila ra pre e dhunës barbare dhe përfundoi në koma, ...
Aktualitet
11 Janar 2023, 16:05
I.A
Foto ilustruese
TIRANË- Një 41-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë për armëmbajtje pa l...
Aktualitet
11 Janar 2023, 16:04
F.M
Alda Klosi
TIRANË- Leonard Çiko, vëllai i Alda (Çiko) Klosit, ish-zyrtares së lartë që iu vodh shtëpia pak dit&...
Aktualitet
11 Janar 2023, 15:54
F.M
Alda Klosi
TIRANË- Ish-zyrtarja e lartë e qeverisë Alda Klosi nuk zotëron vetëm koleksionin e florinjve që i vodhi pastruesj...
Aktualitet
11 Janar 2023, 15:26
I.A
Foto Ilustruese
KURBIN- 5 persona janë arrestuar ditën e sotme në Kurbin për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në...
Aktualitet
11 Janar 2023, 15:18
Svetlana Valerevna Timoveva
TIRANË- Ka marrë një kthesë të papritur kërkesa e Rusisë për të ekstraduar të...
Aktualitet
11 Janar 2023, 14:45
a.l
Berat
BERAT- Revista prestigjoze britanike 'Conte Nast Traveller' ka renditur qytetin e Beratit në 10 vendet që duhet të vizitohen në v...
Aktualitet
11 Janar 2023, 14:25
l.S
Foto Ilustruese
MALLAKASTËR- Një i ri ka rënë në prangat e policisë pasi ka përndjekur një grua. Uniformat blu...
Aktualitet
11 Janar 2023, 14:38
A.B
Rovena Voda
TIRANË- Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin për ish zëvendës ministren e Brendshme Rovena V...