11 Janar 2023, 16:04
Nga F.M
Alda Klosi
TIRANË- Leonard Çiko, vëllai i Alda (Çiko) Klosit, ish-zyrtares së lartë që iu vodh shtëpia pak ditë më parë nga pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier, pretendon se 125 mijë eurot e marra i kishin marrë borxh. Top Neës raporton se Leonard Çiko ka hedhur poshtë dy versionet e thëna më herët nga motra e tij dhe është shprehur se paratë janë huamarrje nga një biznesmen që operon në fushën e ndërtimit, Mirjan Mala.
Çiko ka shtuar se paratë janë marrë për kurimin e xhaxhait të tij, që vuante nga në sëmundje e rëndë që kërkonte mjekim të specializuar.
“Pas kontakteve me miqtë, një prej miqve i është përgjigjur thirrjes time për para borxh duke i siguruar një shumë prej 125,000 (një qind e njëzet e pesëmijë) euro”, thuhet në dosje.
Vetëm pak ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al
alda klosi mirjan mala leonard ciko
Aktualitet
11 Janar 2023, 15:54
F.M
Alda Klosi
TIRANË- Ish-zyrtarja e lartë e qeverisë Alda Klosi nuk zotëron vetëm koleksionin e florinjve që i vodhi pastruesj...
Aktualitet
11 Janar 2023, 15:26
I.A
Foto Ilustruese
KURBIN- 5 persona janë arrestuar ditën e sotme në Kurbin për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në...
Aktualitet
11 Janar 2023, 15:18
Svetlana Valerevna Timoveva
TIRANË- Ka marrë një kthesë të papritur kërkesa e Rusisë për të ekstraduar të...
Aktualitet
11 Janar 2023, 14:45
a.l
Berat
BERAT- Revista prestigjoze britanike 'Conte Nast Traveller' ka renditur qytetin e Beratit në 10 vendet që duhet të vizitohen në v...
Aktualitet
11 Janar 2023, 14:25
l.S
Foto Ilustruese
MALLAKASTËR- Një i ri ka rënë në prangat e policisë pasi ka përndjekur një grua. Uniformat blu...
Aktualitet
11 Janar 2023, 14:38
A.B
Rovena Voda
TIRANË- Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin për ish zëvendës ministren e Brendshme Rovena V...
Aktualitet
11 Janar 2023, 14:32
A.B
Zamira Durda
TIRANË- Ditën e sotme, kanë mbërritur në SPAK kallëzuesit e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Zamira...
Aktualitet
11 Janar 2023, 14:15
k.m.
Ahmet Kalaja, Andrew dhe Tristan Tate
TIRANË- Imam Ahmet Kalaja ka bërë një postim pak kontravers në rrjetet e tij sociale, duke m...
Aktualitet
11 Janar 2023, 13:46
A.B
Partia Socialiste
TIRANË- Punonjësit e administratës do të marrin njoftime për lajme dhe postime që bëjnë kryeminis...
Aktualitet
11 Janar 2023, 12:49
a.l
Policia italiane
ITALI- Një 20- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ...