Aktualitet

“Bomba” në Ministrinë e Financave, kush janë drejtorët e arrestuar krahas Gjokutajt

Të tre akuzohen se i kanë shkaktuar një dëm prej 1.2 milionë eurosh shtetit, duke dëmshpërblyer një qytetar, disa herë për të njëjtën godinë e truall.

11 Janar 2023, 17:02 Nga F.M
“Bomba” në Ministrinë e Financave, kush janë
Ministria e Financave

TIRANË- Alban Ruli dhe Fatmir Hoxha, janë drejtorët që u vunë në pranga bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj. Të tre akuzohen se i kanë shkaktuar një dëm prej 1.2 milionë eurosh shtetit, duke dëmshpërblyer një qytetar, disa herë për të njëjtën godinë e truall. Bëhet fjalë për Ilir Thanën, cili u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar për të njëjtin mashtrim, por hetimet për zyrtarët vijuan. 

Cila është historia e mashtrimit?

Një magazinë, sipas Prokurorisë i është shitur Thanës për 1 milionë lekë nga nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill të vitit 1992, së bashku me një truall. Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompesimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve, një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë, të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve.

Kështu, Thana mori paratë në vitin 2015, por në 2022, totalisht jashtë ligjit, u krye rivlerësimi dhe me firmën e Gjokutajt, në shtator të vitit 2022, Thanës dhe motrës së tij iu kaluan 480 milionë lekë të tjera, duke i sjellë shtetit akoma më shumë dëme.

Më datë 21 dhjetor 2022, Prokuroria njoftoi se kishte arrestuar Thanën e kishte vënë në sekuestro 22 milionë lekë, por dëmi i shkaktuar ndaj shtetit, kapte vlerën e 1 milion e 200 mijë eurove, duke përllogaritur kalimet e herëpashershme.

arlind gjokutaj alban ruli mashtrimi ne ministrine e financave fatmir hoxha

Sondazh

Poll