Aktualitet

Berati zgjidhet nga revista prestigjoze britanike si një nga 10 qytetet që duhet vizituar në 2023 (VIDEO)

Revista veçon arkitekturën unike të Beratit ku me vetëm 35 £, ju mund të shëtisni nëpër kalldrëmet e këtij qyteti një ditë të tërë dhe nga Kalaja mund të shihni gjithë panoramën e qytetit nga lart. 

11 Janar 2023, 14:45 Nga a.l
Berati zgjidhet nga revista prestigjoze britanike si një nga 10 qytetet
Berat

BERAT- Revista prestigjoze britanike 'Conte Nast Traveller' ka renditur qytetin e Beratit në 10 vendet që duhet të vizitohen në vitin 2023. Revista ka kushtuar një artikull ku rendit disa nga arsyet se pse duhet të zgjidhni të vizitoni qytetin jugor të Republikës së Shqipërisë dhe se çfarë mund të ofrojë ky vend. Berati sipas prestigjozes CNS, klasifikohet pikë së pari si një nga qytetet me ekonomike për të vizituar. Revista veçon arkitekturën unike të Beratit ku me vetëm 35 £, ju mund të shëtisni nëpër kalldrëmet e këtij qyteti një ditë të tërë dhe nga Kalaja mund të shihni gjithë panoramën e qytetit nga lart. 

'Ashtu si trulli i Pulias ose ndërtesat tërësisht blu të Chefchaouen, shtëpitë e paharrueshme osmane të bardha të Beratit janë krejtësisht unike në ekzistencën e tyre kolektive dhe ndikimin vizual. Dhomat e thjeshta, tradicionale brenda ofrojnë gjithashtu një mënyrë super të përballueshme për të qëndruar këtu, pasi shumë janë shtëpi pritjeje ose hotele të pavarura, si Hotel Vila Aleksandar ose Hotel Mangelemi , të dyja rreth 35 £ për natë. Ngjituni rrugëve të pjerrëta me kalldrëm për të parë Kalanë e Beratit të shekullit të 13-të (hyrja është falas) dhe shikoni 'qytetin e një mijë dritareve' nga lart', shkruan CNS. 

Revista prestigjioze britanike “Condé Nast Traveller” e përshkruan Shqipërinë si një vend “par excellence” të turizmit kulinar falë resurseve që i ka falur natyra, traditës së mbajtur gjallë ndër breza dhe punës së palodhur të shefave të kuzhinës që e kanë risjellë kuzhinën e traditës në versionin më të mirë të saj.

berat conte nast traveller

Sondazh

Poll