Aktualitet

Akuzohen për trafik femrash/ Ahmet Kalaja mbështet vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate: Zot ruaje e mbroje habibin! 

Vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate, që po përballen me gjykim në Rumani, ku dhe akuzohen si pjesë e një rrjeti që trafikon vajza me qëllim prostitucionin.

11 Janar 2023, 14:15 Nga k.m.
Akuzohen për trafik femrash/ Ahmet Kalaja mbështet
Ahmet Kalaja, Andrew dhe Tristan Tate

TIRANË- Imam Ahmet Kalaja ka bërë një postim pak kontravers në rrjetet e tij sociale, duke mbështetur 2 persona që akuzohen për shfrytëzim vajzash. Nuk janë askush tjetër, veçse vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate, që po përballen me gjykim në Rumani, ku dhe akuzohen si pjesë e një rrjeti që trafikon vajza me qëllim prostitucionin. Ajo që i ka marrë vëmendjen imamit ka qenë libri i Kuranit që ka pasur në dorë, njëri nga dy vëllezërit e arrestuar. 

Akuzohen për trafik femrash/ Ahmet Kalaja mbështet

"Zot ruaje e mbroje habibin! Amin!,"-shkruan Ahmet Kalaja. 

Vëllezërit Tate u arrestuan në vilën e tyre në Bukuresht të Rumanisë. Dyshja u zbuluan pasi mes vajzave që kishin marr peng dhe mbanin 24 orë të vëzhguara në vilë, ishte dhe një amerikane. E reja arriti të kontaktonte me të dashurin e saj përmes një celulari që gjeti në shtëpi dhe ishte ai personi që dha alarmin në ambasadën amerikane. Ambasada vuri në lëvizje institucionet që bastisën vilën e vëllezërve Tate dhe i vunë të dy në pranga.

arrestohet andrew tate ahmet kalaja

Sondazh

Poll