Aktualitet

“TURP!”/ Luizi zhvilloi kontrolle në orën e urgjencave, mjekja shqiptare: E papranueshme që resurset njerëzore të ezaurohen për spektaklin tuaj

Mbrëmjen e djeshme shëndeti i Luizit u komentua dhe vendimi i marrë nga produksioni ishte që artisti të shkonte në spital për kontroll.

11 Janar 2023, 12:23 Nga A.B
“TURP!”/ Luizi zhvilloi kontrolle në orën e urgjencave,
Luiz Ejlli

TIRANË- Këngëtari Luiz Ejlli ka trazuar ujrat në shtëpinë e Big Brother Albania VIP për faktin se i ka treguar Kiara Titos se vuan nga një sëmundje e rrallë. Mbrëmjen e djeshme kjo çështje u komentua dhe vendimi i marrë nga produksioni ishte që Luizi të shkonte në spital për kontroll. Nëse analizat do të dilnin mirë ai mund të kthehej brenda në shtëpi dhe të sqaronte banorët pse e bëri këtë. E gjitha u bë në kohë rekord dhe sipas analizave, Luizi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk vuan nga asnjë sëmundje e rëndë. 

Mirëpo, rrjeti është 'çmendur' me komente. Një prej tyre, e cila mori shumë mbështetje në rrjetet sociale, ishte postimi i një mjeke shqiptare qe punon në në Gjermani. Gruaja me emrin 'Alda Ada' thotë:

E dashur Arbana dhe Top Channel smund te dergoni dike qe luan urgjent ne spital ne oren 22:00! Kjo eshte e pa pranueshme! Ne kete ore urgjenca punon per urgjenca dhe jo per semundje ge jane te diagnostikuara apo jo me që qofte kjo dhe καncer! Kjo eshte e paprueshme qe Resurset Njerezore te ezaurohen per Spektaklin tua! Ate mjek apo infermiere qe eshte sot ne QSUT roje, per te mund te kete nevoje DIKUSH QE KA SIMPTOMA AKUTE! KJO OE BENI ESHTE E PAPRANUESHME! KETE E THEM ME BINDJE TE PLOTE DHE EKSPERIENCE 11 VJECARE NE GJERMANI! TURP!”

“TURP!”/ Luizi zhvilloi kontrolle në orën e urgjencave,

luiz ejlli

Sondazh

Poll