Bota

Po ndiqej nga policia/ I riu hidhet në lumë dhe mbytet, trupi i pajetë nxirret pas një nate

Trupi i burrit u gjet nga zjarrfikësit, të cilët kontrolluan lumin me ndihmën e zhytësve, ndërsa policia ngriti një helikopter nga departamenti i fluturimit.

11 Janar 2023, 13:55 Nga a.l
Po ndiqej nga policia/ I riu hidhet në lumë dhe mbytet, trupi i
Itali

ITALI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Padova të Italisë. Një i ri është hedhur në lumë në përpjekje për t'i shpëtuar ndjekjes nga policia. Mediat italiane raportojnë se, policia ndaloi 4 persona që po ecnin buzë rrugës së lumit. Pasi policia i ka ndaluar dy prej tyre janë larguar, dhe njëri prej tyre ka sulmuar një oficer policie.

Ky i fundit për të shpëtuar u hodh në lumë. Trupi i burrit u gjet nga zjarrfikësit, të cilët kontrolluan lumin me ndihmën e zhytësve, ndërsa policia ngriti një helikopter nga departamenti i fluturimit. Kërkimet kanë nisur dhe në zonë është vendosur një kordon policor vëzhgimi që deri më tani nuk ka sjellë asnjë rezultat nga tre të tjerët që janë larguar./ Dosja.al

i riu hidhet ne lume

Sondazh

Poll