Bota

FOTOT/ Dëbora e parë 'mbulon' Kosovën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se dita e sotme do të jetë kryesisht me mot të vranët dhe në zona të caktuara do të ketë reshje shiu dhe dëbore.

11 Janar 2023, 12:03 Nga l.S
FOTOT/ Dëbora e parë 'mbulon' Kosovën
Boga

KOSOVA- Janari është padyshim ndër muajt më të ftohtë të vitit. Edhe pse ka më shumë se 4 javë që kemi hyrë zyrtarisht në stinën e dimrit, Kosova është 'mbuluar' nga dëbora mëngjesin e sotëm. 

Në disa foto të siguruara nga Telegrafi, shihen qartë shtëpitë dhe zonat e 'veshura' me bardhësi.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se dita e sotme do të jetë kryesisht me mot të vranët dhe në zona të caktuara do të ketë reshje shiu dhe dëbore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 3 deri në 5 gradë Celsius.

Sakaq, gjatë këtyre ditëve pritet të ketë erë nga drejtimet e ndryshme, të lehtë dhe lokalisht mesatare deri në e fortë. 

FOTOT/ Dëbora e parë 'mbulon' Kosovën
Brodi
FOTOT/ Dëbora e parë 'mbulon' Kosovën
Brezovica
FOTOT/ Dëbora e parë 'mbulon' Kosovën
Prevalla

kosova

Sondazh

Poll