Bota

Zelenskyy iu heq nënshtetësinë ukrainase 4 aleatëve të Putinit (EMRA)

Medvedchuk, një aleat i ngushtë i liderit të Kremlinit, Vladimir Putin, udhëhoqi partinë e ndaluar opozitare pro-ruse dhe u përball me akuza për tradhti përpara se të transferohej në Moskë në shtator 2022.

11 Janar 2023, 11:02 Nga a.l
Zelenskyy iu heq nënshtetësinë ukrainase 4 aleatëve të
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskiy i ka hequr nënshtetësinë ukrainase katër figurave politike, përfshirë politikanin pro-Kremlinit. 

Kam vendosur tu heq shtetësinë katër personave: Andriy Leonidovych Derkach, Taras Romanovych Kozak, Renat Raveliyovych Kuzmin dhe Viktor Volodymyrovych Medvedchuk,” tha Zelenskiy në fjalimin e tij.

Medvedchuk, një aleat i ngushtë i liderit të Kremlinit, Vladimir Putin, udhëhoqi partinë e ndaluar opozitare pro-ruse dhe u përball me akuza për tradhti përpara se të transferohej në Moskë në shtator 2022, shkruan reuters

Si Kozak ashtu edhe Kuzmin u zgjodhën në parlamentin ukrainas si anëtarë të partisë së Medvedchukut. Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Kozakut në janar të 2022, pronarit të tre kanaleve televizive, për përhapjen e dezinformatave ruse, pasi Kievi kërkoi arrestimin e tij me akuzën e tradhtisë. Derkach, një ligjvënës ukrainas i sanksionuar gjithashtu nga Uashingtoni, u akuzua në Shtetet e Bashkuara në dhjetor për pastrim parash dhe shkelje të sanksioneve. Ai u akuzua se ndihmoi Rusinë të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës në SHBA./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll