Bota

Ukraina i përgigjet grupit Wagner: Soledar nuk është nën kontrollin tuaj

Ukraina mohoi se forcat ruse morën kontrollin e qytetit lindor dhe deklaruan se intensiteti i luftimeve në atë zonë mund të krahasohet me konfliktet gjatë Luftës së Dytë Botërore.

11 Janar 2023, 12:23 Nga a.l
Ukraina i përgigjet grupit Wagner: Soledar nuk është nën
luftimet Rus-Ukrainë

UKRAINË- Ushtria ukrainase ka reaguar lidhur me deklaratën që bëri më herët grupi Wagner i cili pretendoi se kishte marrë në kontroll zonën e Soledar ku po kryhen sulme të njëpasnjëshme. Ukraina mohoi se forcat ruse morën kontrollin e qytetit lindor dhe deklaruan se intensiteti i luftimeve në atë zonë mund të krahasohet me konfliktet gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Zëdhënësi i Komandës Ushtarake Lindore, Sergiy Cherevaty, i tha televizionit ukrainas se beteja për Soledar ishte e rëndësishme dhe se forcat ukrainase nuk i lejuan forcat ruse të depërtojnë në vijat e frontit, raportojnë mediat e huaja. 

"Qyteti nuk është nën kontrollin e Federatës Ruse. Luftimet e ashpra po zhvillohen. Situata atje është e komplikuar," tha ai.

Soledar ndodhet rreth 15 km larg Bakhmutit , qyteti i minierave të kripës në rajonin e Donetsk që është rrafshuar pothuajse me tokë në muaj luftimesh. Në rast se kapja e Soledar konfirmohet kjo do të ishte suksesi i parë i Moskës në fushën e betejës./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll