Bota

Lufta në Ukrainë/ Grupi Wagner: Kemi marrë në kontroll territorin e Soledar

Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi dy vullnetarë britanikë u zhdukën pasi ishin nisur drejt qytetit për të evakuuar civilët.

11 Janar 2023, 12:13 Nga a.l
Lufta në Ukrainë/ Grupi Wagner: Kemi marrë në kontroll
WAGNER

UKRAINË-  Mercenarët rusë të Wagner pretenduan se kishin marrë kontrollin e plotë mbi qytetin lindor të Ukrainës, Soledar, ku forcat ruse dhe ukrainase kanw vijuar me kundwrsulmet pwr ditw tw twra. 

"Njësitë Wagner kanë marrë kontrollin e të gjithë territorit të Soledar. Asnjë njësi tjetër përveç luftëtarëve të Wagner PMC nuk u përfshi në sulmin ndaj Soledar" tha Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit, në një deklaratë të kryer nga shërbimi i tij për shtyp sot herët, shkruan Thetimes.

Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi dy vullnetarë britanikë u zhdukën pasi ishin nisur drejt qytetit për të evakuuar civilët. Soledar ndodhet rreth 15 km larg Bakhmutit , qyteti i minierave të kripës në rajonin e Donetsk që është rrafshuar pothuajse me tokë në muaj luftimesh. Në rast se kapja e Soledar konfirmohet kjo do të ishte suksesi i parë i Moskës në fushën e betejës./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll