Bota

'Anonymous' shënjestrojnë sërish Serbinë, fshijnë nga interneti mbi 40 faqe serbe

Përmes një njoftimi në Twitter, Anonymous njofton se më shumë se 40 uebfaqe serbe janë hequr nga interneti në 72 orët e fundit.

11 Janar 2023, 08:46 Nga a.l
'Anonymous' shënjestrojnë sërish Serbinë,
Anonymous

SERBI- Hakerët 'Anonymous' kanë sulmuar sërish Serbinë. Përmes një njoftimi në Twitter, Anonymous njofton se më shumë se 40 uebfaqe serbe janë hequr nga interneti në 72 orët e fundit.

JUST IN: Kolektivi #Anonymous dhe grupet e tjera të hakerëve kanë nisur sulme kibernetike ‘në shkallë të plotë’ në faqet e internetit të qeverisë serbe, si pjesë e fushatës #OpSerbia. Më shumë se 40 uebfaqe serbe janë hequr në 72 orët e fundit”, thuhet në njoftimin e Anonymous.

Anonymous rreth dy javë më parë, kanë paralajmëruar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në lidhje me zhvillimet në veri. 'Ne nuk do të qëndrojmë indiferent përballë këtij terrori. Reagimi ynë kolektiv do të jetë i prerë dhe i shpejtë. Nëse nuk i ndaloni veprimet e rrezikshme në Kosovë, populli i Kosovës nuk është pa mbështetje”, thuhej në reagim', kanë shkruar ata. 

Ndërsa vetëm pak ditë më parë ky grup hakëroi qindra email adresa të zyrtarëve të qeverisë serbe. Anonymous gjithashtu hakëroi edhe faqen e ushtrisë serbe./ Dosja.al

anonymous

Sondazh

Poll