Bota

LUFTA/ Ministrja gjermane vizitë në Kharkiv, Rusia bombardon zonën

Baerbock, e cila të martën u bë zyrtarja perëndimore e nivelit më të lartë që vizitoi Kharkivin, kishte premtuar mbështetje të mëtejshme gjermane për Kievin.

11 Janar 2023, 08:38 Nga a.l
LUFTA/ Ministrja gjermane vizitë në Kharkiv, Rusia bombardon
Annalena Baerbock

UKRAINË- Sulmet ruse goditën qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, vetëm disa orë pas një vizite të papritur të ministres së jashtme gjermane me homologun e saj ukrainas.

Annalena Baerbock u zotua për mbështetje të mëtejshme gjermane për Kievin në udhëtimin e saj të paparalajmëruar, por kryediplomati ukrainas Dmytro Kuleba tha se refuzimi i Berlinit për të dërguar tanke luftarake vendit të tij po i kushtonte jetë, shkruan The Guardian. 

Qëndroni në strehimore. Pushtuesit po bombardojnë sërish!”. Guvernatori rajonal Oleg Synegubov paralajmëroi në Telegram.

Baerbock, e cila të martën u bë zyrtarja perëndimore e nivelit më të lartë që vizitoi Kharkivin, kishte premtuar mbështetje të mëtejshme gjermane për Kievin.

"Në të gjitha pjesët e Ukrainës, nga Kharkiv në Kherson në Kiev, njerëzit duhet të dinë se mund të mbështeten në solidaritetin dhe mbështetjen tonë," tha ajo.

Ajo theksoi se Gjermania do të vazhdojë të furnizojë me armë që i duhen Ukrainës për të çliruar qytetarët e saj që ende vuajnë nga terrori i okupimit rus./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll