Bota

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Paris/ Plagosen disa persona, policia ndërhyn me armë për të neutralizuar autorin

Stacioni ku raportohet se ka ndodhur sulmi është një prej stacioneve më të frekuentuara në Evropë dhe është një linjë e rëndësishme që lidh Parisin, Londrën dhe veriun e Evropës.

11 Janar 2023, 09:16 Nga a.l
Sulm me thikë në stacionin e trenit në Paris/ Plagosen disa
Francë

FRANCË-  Një person ka plagosur me thikë disa të tjerë në stacionin e trenit Gare du Nord në Paris mëngjesin e së mërkurës, raportuan mediat franceze.

Sulmuesi është “neutralizuar shpejt” nga policia, shkroi në Twitter ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, pa dhënë detaje të tjera. Sipas raportimeve mediale, sulmi ndodhi në orën 06:40 brenda stacionit të trenit.

Stacioni ku raportohet se ka ndodhur sulmi është një prej stacioneve më të frekuentuara në Evropë dhe është një linjë e rëndësishme që lidh Parisin, Londrën dhe veriun e Evropës.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe se trenat janë duke operuar normalisht, raportoi Franceinfo. Ndërkaq, televizioni BFM tha se policia ka përdorur armë zjarri për të ndaluar personin e dyshuar./ REL

sulm me thike ne paris

Sondazh

Poll