Aktualitet

Tregtonte cigare kontrabandë me pulla fiskale të falsifikuara, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e këtij personi, në rrugën "Hamdi Pepo", shërbimet e Policisë gjetën dhjetëra steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara dhe me fulla fiskale të falsifikuara.

11 Janar 2023, 09:29 Nga A.B
Tregtonte cigare kontrabandë me pulla fiskale të falsifikuara,
Mallra

TIRANË- Një rast mallrash kontrabandë është zbuluar ditën e sotme në Tiranë. Policia ka sekuestruar dhjetëra steka me cigare të llojeve të ndryshme. Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i personit me inicialet A. D., 55 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e këtij personi, në rrugën "Hamdi Pepo", shërbimet e Policisë gjetën dhjetëra steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara dhe me fulla fiskale të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “False”. Vihet në pranga 1 shtetas që tregtonte paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, me pulla fiskale të falsifikuara. Sekuestrohen dhjetëra steka me cigare të llojeve të ndryshme. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "False".

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 55 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e shtetasit A. D., në rrugën "Hamdi Pepo", shërbimet e Policisë gjetën dhjetëra steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara dhe me fulla fiskale të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

mallra kontrabande

Sondazh

Poll