Sport

Lazio 123 vjeç! Festë e madhe, mblidhet familja laciale. Tare bën paqe me Sarrin...

Ishte një mbrëmje, ku më tepër se për të përkujtuar përvjetorin, ishte një për të harruar mëritë dhe kontraditat. Shkurt për të bashkuar grupin.

10 Janar 2023, 18:09 Nga DOSJA

Lazio 123 vjeç! Festë e madhe, mblidhet familja laciale. Tare

ITALI - Mbrëmë, skuadra kryeqytetase e Lazios u mblodh për të festuar 123-vjetorin e klubit bardhekaltër. Skenari ishte i njëjtë me darkën e Krishtlindjeve, te Cavalieri Waldorf Astoria në Romë dhe darka, me gratë dhe të dashurat e lojtarëve të pranishëm.

Një mundësia e përsosur për të ribashkuar grupin dhe për të lënë pas barazimin e hidhur me Empolin. Një mundësi për të harruar edhe divergjencat si ato mes drejtorit sportiv Igli Tare dhe trajnerit Maurizio Sarri. Të dy, edhe pse gjithnjë të ndarë në mes nga presidenti Lotito, kanë prerë tortën simbolike të përvjetorit.

Shumë e morën fjalën gjatë mbrëmjes, nga presidenti Lotito, Igli Tare te Maurizio Sarri e deri te kapiteni Immobile. Sulmuesi madje u dërgoi një mesazh tifozëve: “Kohët e fundit nuk kemi qenë ‘vetëtima lufte’, por ju premtojmë se do të kthehemi të jemi ‘fishekzjarre’ siç thotë presidenti. Vetëm mund ta lavdëroj skuadrën për ndeshjen kundër Empolit. Na mungoi rezultati, por përkushtimi dhe dëshira për të fituar ishin. Do të përpiqemi edhe më shumë për të siguruar që herën tjetër të vijnë 3 pikët”.

Lazio 123 vjeç! Festë e madhe, mblidhet familja laciale. Tare

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll