Aktualitet

Të kujt janë 405 mijë Eurot? Klodiana Lala: Unë s'gaboj kurrë, ato para do mbeten pa zot

Lala tha se për të gjetur se kujt i përkasin duhet të ishin kontrolluar të gjitha banesat e zyrtarëve në të cilët Rozeta Dobi ka pastruar.

10 Janar 2023, 23:31 Nga F.M
Të kujt janë 405 mijë Eurot? Klodiana Lala: Unë s'gaboj
Blendi Fevziu dhe Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se pronari i 405 mijë eurove të tjera të gjetura në shtëpinë e pastrueses Rozeta Dobi, nuk do të gjendet asnjëherë. E ftuar në 'Opinion", Lala tha se për të gjetur se kujt i përkasin duhet të ishin kontrolluar të gjitha banesat e zyrtarëve në të cilët Rozeta Dobi ka pastruar.

Pjesë nga biseda:

Klodiana Lala: Unë mendoj që ato para do mbeten pa zot dhe kjo është një sfidë e Prokurorisë. Mendoj që Prokuroria duhet të kishte vepruar ndryshe. Nuk jam këtu për t’i dhënë mend Prokurorisë, por nuk duhet të ishte deklaruar fare ky operacion, mund të mbahej nën vëzhgim dhe përgjim zonja, mund të mbahej nën përgjim Alda Klosi dhe mund të shkohej deri tek origjina e parave. Sepse do duhet të ishin kontrolluar të gjitha banesat e zyrtarëve në të cilët Rozeta Dobi ka vajtur dhe ka pastruar. Dhe kjo mund të bëhej fare mirë, nën dyshime të arsyeshme për dyshime për pastrim parash, mund të shkohej të ktheheshin përmbys dhe të kapeshin paratë.

Blendi Fevziu: Nga këto burimet që ke ti, të kujt janë këto 405 mijë Eurot?

Klodiana Lala: Me thënë të drejtën një gjë e di me siguri dhe unë s’kam dështuar kurrë në informacione, e mendoj veten gjysmë institucion. Paratë janë prerje të reja, domethënë janë 500 Euroshe, që kanë qëndruar vetëm pak në qarkullim, janë 200 Euroshe. Janë prerje të reja. Që të ngre gishtin e akuzës nuk jam kompetente për ta bërë këtë gjë, por janë para të viteve të fundit. 

Vetëm tre ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al

klodiana lala

Sondazh

Poll