Aktualitet

“Gripi është si puna e lotarisë”, mjeku shqiptar në SHBA: E pamundur të përcaktojmë sa imunitet ka trupi i dikujt

Sipas tij, kjo bën që të ketë edhe raste të rënda në mosha të reja.

10 Janar 2023, 23:28 Nga F.M
“Gripi është si puna e lotarisë”, mjeku shqiptar
Skënder Murtezani

TIRANË- Mjeku i sëmundjeve të brendshme, Skënder Murtezani i cili ushtron aktivitetin e tij mjekësor në SHBA, deklaroi se gripi dhe Covid janë prezentë njëkohësisht në SHBA, megjithëse situata nuk është aq problematike sa në Europë. Gjatë një komunikimi në studion e emisionit “Open”, ai tha se situata e gripit i përngjan asaj të një ‘lotarie’ pasi mjekësia nuk mundet të përcaktojë sa i fortë është sistemi imunitar i një personi. Sipas tij, kjo bën që të ketë edhe raste të rënda në mosha të reja.

“Besoj se nuk kemi probleme si në Europë, por edhe gripi e Covid janë prezentë në vend. Influenca është prezente. Në disa raste kam hasur covid në zyrën time. Gripi është problem i madh, trupi përpiqet të shohë se çfarë rezultatesh ka për një javë ndaj virusit, ku më pas fillojnë komplikacionet. Është si puna e lotarisë kjo e gripit, nuk ka metoda të sakta për të përcaktuar sistemin imunitar të një personi ndaj gripit, kjo është e pamundur edhe pse mjekësia ka ecur përpara. Për influencën përdorim antiviralët, në Amerikë e marrim si gjë shumë serioze. Njerëzit janë bërë më vigjilentë, kanë përdorur edhe maskat me vaksinat. Gripi është si gjarpri, në pranverë ndërron lëkurën, prandaj është e vështirë të ndikohet imuniteti, vaksina është një mjet shumë i madh mbrojtës,"- tha ai.

skender murtezani

Sondazh

Poll