Aktualitet

Klodian Tomorri shkruan për ‘magjistarët e tregut’: Kompania që ka parkingun në Rinas u shit dy herë, tatime për shtetin hiç, institucionet heshtin

Tomorri thotë se nuk ka gjeneruar asnjë tatim për shtetin, por institucionet heshtin.

10 Janar 2023, 22:52 Nga F.M
Klodian Tomorri shkruan për ‘magjistarët e tregut’:
Gazetari Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ngre shqetësimin për shitjen dy herë të kompanisë që ka parkimin e automjeteve në Aeroportin e Rinasit. Në një postim në Facebook, Tomorri shkruan se herën e parë është shitur për 500 mijë euro tek një kompani e quajtur International Technologies Holding, e cila nuk kishte asnjë historic dhe asnjë rekord financiar. Më pas për 505 mijë euro tek Albcart, një kompani që prej 4 vitesh ishte me status të pezulluar. Pavarësisht procedurave, Tomorri thotë se nuk ka gjeneruar asnjë tatim për shtetin, por institucionet heshtin.

Postimi:

Magjistaret e tregut

Ne 6 muajt e fundit kompania qe ka parkimin e automjeteve ne Aeroportin e Rinasit ka nderruar dy here duar. Heren e pare u shit ne qershor te vitit te kaluar per 500 mije euro. Bleresi ishte nje kompani e quajtur International Technologies Holding, pa asnje historik, pa asnje rekord financiar.

Heren e dyte u shit para disa ditesh. Cmimi i shitjes 505 mije euro. Bleresi eshte nje kompani e quajtur Albcart, qe kishte nja 4 vjet me status te pezulluar. Fitim kapital, hic. Tatim per shtetin hic. Ne gjithe keto manovrat u fut nje here ne mes edhe Autoriteti i Konkurrences. Nejse.

Kompania qe ka parkimin e aeroportit te Rinasit, vitin e kaluar regjistroi nje fitim neto, pas taksave, 585 mije euro. Dhe shitet vetem 505 mije euro. Pra cmim shitje 0.8 vite fitim neto.

Normalisht nje cmim i ketij lloji mund te justifikohet vetem ne rastet kur kompania eshte e borxhuar rendshem. Por kjo e ka kapitalin 4 here mbi detyrimet. Investim qe t'i kthen parate per 10 muaj. Koke me koke me Gjallicen.

Ky muhabet eshte me shumicen e kompanive qe blihen dhe shiten ne Shqiperi. Magjistare tregu. Ose proces lavatrice. Dhe Tatimet rrine e veshtrojne.

klodian tomorri

Sondazh

Poll