Aktualitet

Gazetari Maçi: Për 6 vite, Klosi përfitoi 76 mijë euro nga pagat, shumë më pas se shuma që iu vodhën

Kështu, Klosi nuk e ruante dot një shumë të tillë.

10 Janar 2023, 23:07 Nga F.M
Gazetari Maçi: Për 6 vite, Klosi përfitoi 76 mijë euro nga
Blendi Fevziu dhe Merin Maçi

TIRANËGazetari i Tv Klan, Merin Maçi thotë se referuar të dhënave sa i takon të ardhurave që ish-zyrtarja Alda Klosi ka përfituar nga viti 2016 deri në vitin 2022, përafërisht është një shumë rreth 76 mijë Euro. Në një lidhje me Skype në "Opinion", ai tregoi se kjo shumë është shumë më pak se paratë që pretendohet se i janë vjedhur Alda Klosit nga pastruesja Rozeta Dobi, 120 mijë Euro.

"Ajo në deklarimin e parë pas kryerjes së grabitjes më 15 Dhjetor, ka ngritur si alibi faktin që ka qenë në banesën e ish-bashkëshortit të Alda Klosit, ku është njohur dhe me lajmin e vjedhjes së banesës së ish-zyrtares së lartë. Ndërkohë që gjatë ditës së sotme është hedhur dritë dhe sa i takon pasurive që zotëron ish-zyrtarja, e cila ra pre e vjedhjes, ku kanë dalë edhe deklarimet e pasurisë që ka bërë gjatë viteve që ka qenë pjesë e administratës shtetërore, qoftë si pjesë e Ministrisë së Financave, por edhe në Ministrinë e Rindërtimit. Duhet thënë se nga një përllogaritje e vogël e pasurive: Bëhet fjalë për 7 pasuri të paluajtshme, konkretisht 5 pasuri në qytetin e Tiranës, prej të cilave 3 apartamente dhe 2 troje, të cilat Alda Klosi rezulton bashkëpronare, si dhe 2 apartamente të dhuruara në qytetin e Lezhës. Nuk bëhet me dije dhe në formularin e vetëdeklarimit se nga kush janë dhuruar. Vihet në sy se është e njëjta datë kur është bërë dhurimi i apartamenteve. Referuar të dhënave sa i takon të ardhurave që ajo ka përfituar nga viti 2016 deri në vitin 2022, përafërisht është një shumë rreth 76 mijë Euro, shumë më pak se shuma e cila pretendohet nga Alda Klosi që ishte në shtëpinë e saj,"- tha Maçi. 

Vetëm tre ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al

alda klosi vjedhje ne tirane rozeta dobi havier dobi merin maci

Sondazh

Poll