Aktualitet

“Duhet marrë me shumë kujdes shëndeti”, mjeku Sallabanda: Nuk ka ndonjë ndryshim mes gripit A dhe atij australian

Në lidhje me situatën gripale në Spanjë, ai u shpreh se shumë qytetarë janë të shtruar në spitale duke marrë ndihmë mjekësore, dhe se shëndetësia atje është duke bërë diagnoza dhe duke marrë masa.

10 Janar 2023, 23:29 Nga DOSJA
“Duhet marrë me shumë kujdes shëndeti”, mjeku
Kita Sallabanda

TIRANË- Profesor Kita Sallabanda, i cili jeton dhe punon ne Spanjë u shpreh se imuniteti qelizor është më afatgjatë se ai antikorpe pasi ky i fundit ka një periudhë skadimi, dhe se nuk ka ndonjë ndryshim madhor mes gripit A dhe atij australian. Në një lidhje SKYPE për emisionin “Open", ai tha se trajtimi është standard, dhe se i vetmi problem është çështja e imunitetit. Në lidhje me situatën gripale në Spanjë, ai u shpreh se shumë qytetarë janë të shtruar në spitale duke marrë ndihmë mjekësore, dhe se shëndetësia atje është duke bërë diagnoza dhe duke marrë masa.

“Shumë viruse vijë nga Australia. Testi për balenë dhe kemi bërë dhe çfarë variante të gripit A. Këto versione ekzistojnë dhe ne po i testojmë. Më datë 9, ne në Spanjë kishim zero të shtruar me Covid, por shumë më grip. Ne jemi në gjendje për të bërë diagnozën e gripit duke marrë masa. Nuk ka ndonjë ndryshim mes gripit A dhe australian. Nga ana klinike nuk ka asnjë ndryshim, këto janë nga ana laboratorike. Trajtimi është standard. Ka një problem për çështjen e imunitetit. Ai me antikorpe është më afatshkurtër. Ai qelizor është më i gjatë. Ai i pari ka një periudhë skadimi. Ata që janë vaksinuar, për Covid me dozën e tretë janë të mbrojtura nga varianti i ri. Duhet marrë me shumë kujdes shëndeti. Imuniteti qelizor është ai më i sigurti dhe më jetë gjati”, u shpreh profesor Sallabanda.

kita sallabanda

Sondazh

Poll