Aktualitet

Vrau partneren me thikë në zemër, prokuroria mbyll hetimet për Ramiz Micin

Sipas hetimeve, Mici e ka qëlluar Elezin me thikë në pjesën e kraharorit, gjë që i shkaktoi vdekjen Elezit.

10 Janar 2023, 21:25 Nga F.M
Vrau partneren me thikë në zemër, prokuroria mbyll hetimet
Ramiz Mici dhe Jetlira Elezi

ELBASAN- Janë mbyllur hetimet për vrasjen e Jetlira Elezit nga bashkëjetuesi i saj, Ramiz Mici, ngjarje e ndodhur në korrik të vitit të kaluar. Prokuroria e Elbasanit bën me dije se ka depozituar në gjykatë kërkesën për gjykimin procedimit penal.

Sipas hetimeve, Mici e ka qëlluar Elezin me thikë në pjesën e kraharorit, gjë që i shkaktoi vdekjen Elezit.

Ramiz Mici është marrë i pandehur dhe akuzohet për veprën penale “Vrasje për shkak të marëdhënieve familjare” parashikuar nga neni 79/c i K.Penal.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës së 30 korrikut 2022 dhe si motiv, pretendohet të ketë pasur xhelozinë. Të dy kishin qenë të martua më herët me partner të ndryshëm dhe kishin fëmijë.

ramiz mici jetlira elezi

Sondazh

Poll