Aktualitet

Gjendet i vrarë një 65-vjeçar në Mitrovicë, autorët e lanë të vdekur në objektin ku punonte

Lajmi është konfrimuar për mediat e Kosovës edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

10 Janar 2023, 20:39 Nga F.M
Gjendet i vrarë një 65-vjeçar në Mitrovicë,
Policia e Kosovës

KOSOVË- Një 65-vjeçar me inicialet N.G, është gjetur i vdekur brenda objektit të Shoqatës së të Shurdhërve në rrugën “Avni Shabani” në Mitrovicë. Ai dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Lajmi është konfrimuar për mediat e Kosovës edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se bazuar në hetimet fillestare në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, me urdhër të prokurorit hetimet për rastin kanë nisur në drejtim të veprës penale ‘vrasje’.

“Sot, rreth orës 14:35, është raportuar se brenda objektit të Shoqatës së të  Shurdhërve në rrugën “Avni Shabani” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima N. G., 65 vjeçar.  Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës  është dërguar  për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin  e veprës penale  vrasje,”- tha Zahiti.

vrasje ne mitrovice policia e kosoves

Sondazh

Poll