Aktualitet

Epidemiologu tregon historinë e të riut: E refuzoi Universiteti i Tiranës, por u punësua në Harvard

Ai shton se Universiteti i Tiranës të kërkon fillimisht konvertim dhe njehësim diplome apo të titullit akademik, gjë që universitetet lider në botë nuk e bëjnë.

10 Janar 2023, 20:02 Nga F.M
Epidemiologu tregon historinë e të riut: E refuzoi Universiteti i
Taulant Muka

TIRANË- Një i ri shqiptar është refuzuar nga Universiteti i Tiranës, por është punësuar nga Harvard. Rastin e ka bërë publik epidemiologu Taulant Muka. Në një postim në Facebook, pa ia përmendur emrin personit në fjalë, Muka shkruan se la shumë të rinj të sukseshëm që kanë studiuar e punuar jashtë dhe që duan të kthehen në Shqipëri, por që hasin ngërçe burokratike. Ai shton se Universiteti i Tiranës të kërkon fillimisht konvertim dhe njehësim diplome apo të titullit akademik, gjë që universitetet lider në botë nuk e bëjnë.

Postimi:

Punesohet ne Harvard, Refuzohet nga Universiteti i Tiranes! Dje, pata nje telefonate me nje kerkues Shqiptare qe po ben studimet postdoktorature ne Universitetin e Harvard-it. Kishte mbaruar doktoraturen jashte vendit, me publikime ne revistat me prestigjoze ne fushen ku bente kerkim. Ishte kthyer ne Shqiperi pas doktoratures, dhe kishte aplikuar per pune si lektor/kerkues ne Universitetin e Tiranes. Universiteti i Tiranes e kishte refuzuar, pa asnje komunikim te qarte pse. I riu me pas kishte aplikuar per pozicione te tjera jashte vendit, dhe nder te tjera, u pranua ne Harvard, ku dhe ai punon aktualisht.

Ky nuk eshte i vemti rast qe degjojme nga vendi yne per te rinj dhe te reja te suksesshem ne shkence qe institucionet tone universitare i refuzojne, nderkohe qe vendi yne ka shume nevoje per potenciale te reja dhe nje vizion te ri ne arsimin e larte dhe shkence.  Ne rrugetimin per kthimin ne Shqiperi si akademik te shume te rinjve dhe te rejave qe kane studiuar dhe punuar jashte, ministria e arsimit te kerkon dhe konvertimin e diplomave dhe titujve akademik. Shkon ne Harvard, Oxford dhe Stanford, universitet lider ne bote, dhe asnje prej tyre nuk te kerkon konvertim dhe njehesim diplome/titulli akademik. Vendi yne qe ka universitetet me renditjen me te ulet ne rajon dhe Europe, e kerkon! Çmenduri! Nese e duam vendin tone, dhe duam zhvillim, duhet te fillojme te ndertojme politika qe lehtesojne, dhe jo bllokojne thitjen e trurit!

 

taulant muka

Sondazh

Poll