Aktualitet

“Të gjithë e dinë që është lakuriq, por mbreti nuk çan kokë”, Lubonja për grabitjen në shtëpinë e Alda Klosit: Janë një bandë. Pronarët e 400 mijë eurove s’do dalin

Referuar kryeministrit Edi Rama, Lubonja tha se këtu të gjithë e thonë të vërtetën por se “mbreti” nuk e “vret mendjen” pasi ka kapur çdo gjë të mundshme dhe nuk ka frikë për pasojat.

10 Janar 2023, 18:25 Nga F.M
“Të gjithë e dinë që është lakuriq, por
Fatos Lubonja

TIRANË- Analisti Fatos Lubonja ka komentuar vjedhjen e banesës së ish-zyrtares Alda Klosi. Në një lidhje me Skype në News24, Lubonja tha se e vërteta është që në Shqipëri të gjithë i dinë të gjitha skandalet, aferat, madje edhe me emrat, duke bërë një paralelizëm me historinë e mbretit që ishte lakuriq dhe askush nuk guxonte t’i tregonte se ishte pa rroba. Referuar kryeministrit Edi Rama, Lubonja tha se këtu të gjithë e thonë të vërtetën por se “mbreti” nuk e “vret mendjen” pasi ka kapur çdo gjë të mundshme dhe nuk ka frikë për pasojat.

Fatos Lubonja: Ajsbergu tek ne ka dalë i gjithi, të gjithë e shohin, është si historia e mbretit lakuriq. Tani s’ka njeri që se ka marrë vesh që ajsbergu duket sheshit, por edhe e themi, por mbreti nuk çan kokë fare, sepse ka kapur gjyqtarë dhe të gjitha dhe jemi në një situatë ku ky është rendi i gjërave në Shqipëri, të vjedhësh, të ndërtosh me para të vjedhura, të bësh politikë e të ngrihesh në karrierë, është normale është rendi i gjërave në Shqipëri. Llogarite sa fuqi ka zonja Klosi dhe krahasoje me të tjerët sa kanë marrë të tjerët. Të gjithë i dimë edhe me emra. Poshtërohemi akoma edhe më shumë se dalin provat dhe shohim që askush nuk vepron. Pse vlen atëherë t’i dimë e ti themi? Rozeta s’do tregojë emrat e atyre që i ka marrë paratë jo se nuk do ajo, por sepse nuk e lënë. Është e qartë nga kanë dalë ata para, është një skemë dhe secili merr atë që i takon. Ajo i ka vjedhur tek kolegë të zonjës Klosi, mendoni ju që se dinë se ku ka punuar ajo? Mendoj se mbulojnë dikë.

A do dalin emra të tjerë?

Fatos Lubonja: Aq sa dolën në rastin e Kokës dhe Alqi Bllakos, është e mbyllur çështja. Janë një bandë që kush kapet në mënyrë flagrante do paguajë pak. Qeverinë kjo po e çon në pasurin ndërsa Shqipërinë në gropën më të zezë në histori në kuptimin moral, politik dhe ekonomik. Një popull që s’ka turp të vjedhë, nuk di si ua tregojnë edhe fëmijëve, kjo bëhet normë. Ekonomia jonë duke qenë kriminale nuk na bën dot të jetojmë me dinjitet. Ekonomia e parave të pista nuk ka të ardhmen.

Vetëm tre ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al

fatos lubonja alda klosi vjedhje ne tirane rozeta dobi havier dobi

Sondazh

Poll