Aktualitet

Flet biznesmeni që Rozeta Dobi i vodhi dy varëse floriri: S'bëra denoncim, më thirrën në polici dhe i mora, jam njeri në punën time

Varëset, Dine tregon që i ka njohur mes koleksionit të florinjve që u sekuestruan në shtëpinë e Dobit dhe i ka marrë në banesë. 

10 Janar 2023, 18:18 Nga F.M
Flet biznesmeni që Rozeta Dobi i vodhi dy varëse floriri:
Havier dhe Rozeta Dobi

TIRANË- Altin Dine, një nga biznesmenët e vjedhur nga pastruesja Rozeta Dobi është shprehur se nuk ka bërë asnjë denoncim për ngjarjen në fjalë. Në një prononcim për '5 pyetjet', Dine tha se atij i kishin humbur dy varëse dhe se ka qenë policia që e ka thirrur dhe e ka marrë në pyetje për vjedhjen. Varëset, Dine tregon që i ka njohur mes koleksionit të florinjve që u sekuestruan në shtëpinë e Dobit dhe i ka marrë në banesë. 

“Nuk kam bërë denoncim. Unë dy varëse floriri kam humbur. Më kanë thirrur polici, më pyetën nëse “ke gjë që ke humbur?”. Kam pasur dy varëse floriri, i kam identifikuar, por nuk është se kam bërë denoncim. Kjo ka vjedhur ndonjë gjë nga të gjithë. Po çfarë bëhet kështu që komisariati më nxjerr emrin mua? Unë nuk asnjë lidhje. Unë kam dhënë një deklaratë. Unë jam një njeri në punën time. Në biznes privat. Nuk kam lidhje fare me atë. Unë nuk punoj në shtet, nuk kam lidhje fare me atë,"- tha ai.

Vetëm tre ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al

 

altin dine vjedhje ne tirane rozeta dobi havier dobi alda klosi

Sondazh

Poll