Aktualitet

Merr flakë 'Audi' në ecje në Tiranë, shkak bëhet defekti

Shkaku i rënies së zjarrit ka qenë për shkak të një defekti në mjet.

10 Janar 2023, 17:27 Nga I.A
Merr flakë 'Audi' në ecje në Tiranë, shkak
Foto Ilustruese

TIRANË- Një makinë ka marrë flakë pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se makina tip 'Audi' ka marrë flakë në ecje në rrugën Petrela. Shkaku i rënies së zjarrit ka qenë për shkak të një defekti në mjet.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Me datë 10.01.2023, në rrugën "Reshit Petrela", ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht mjeti tip "Audi", me drejtues shtetasin G. Ll., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

merr flakë makina në tiranë

Sondazh

Poll